Dega e PDK-së në Dragash ka reaguar ndaj vendimit për shtyrjen e seancës së jashtëzakonshme të asamblesë komunale në Dragash.

Ky është reagimi i degës së PDK-së në Dragash i publikuar në faqen zyrtare të ketij subjekti në Facebook:

REAGIM;

“Serioziteti” i partis në pushtet le shumë për të deshiruar, kjo tregon edhe në mbledhjen e paraparë për tu mbajtur sot, kur antarët e asambles njoftohen fiks një orë para seances me një email në ora (08:54am) për mos mbajtjen e seances e që sipas tyre Kryetari i Komunes ‘Për Arsye të Arsyeshme’ siq dhe theksohet në email ka thirrje urgjente për në Prishtinë.

-Si fillim për mbajtjen e një seance nuk duhet patjetër që të jetë prezent Kryetari Komunes( legjislativi është i ndarë nga ekzekutivi)
-së dyti lajmërimi duhet të bëhet nga Kryesuesi i Kuvendit;
-së treti të lajmëron aq von vetem një orë para është ofenduese si trajtim për asambleist. Deri sa je pjesë e insitucionit me të lart lokal. E trajtim është si të ishim pjesë e ndonjë ndërmarrje private

Partia në pushtet kërkon me do e mos blerjen e asambleistve në ditet në vazhdim, meqenëse sot nuk ka pasur korumin për ta udhehequr seancen atëher duhen edhe 2 ditë rritje pazaresh dhe oferta joshëse për të siguruar voten e art , e që për ta tashme është kthyer në një problem serioz!!

Partia Demokratike e Kosovës dega në Dragash së bashku me grupin parlamentar të PDK-së
e sheh shumë shqetsues këte fakt dhe kërkon që Qeverisja e re të jetë më konstruktive dhe serioze në raport me asambleistët dhe qytetarët e Dragashit

“Për Arsye të Arsyeshme jeni tash në pushtet hajdeni punoni po presim “