Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Dragash, ka demantuar deklaratën e kryetarut të degës së LDK-së në Dragash, z.Qamil Kollonit, se këto dy subjekte kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje, raporton televizioni Opoja.
“Duke u bazuar në deklaraten e Kryetarit te nga LDK-së ne dragash z. Qamil Kolloni, të cilat po qarkullojnë nëpër media se tashmë partia fituese ka bërë koalicion me AAK-në, dega në Dragash jemi të detyruar për hir të votuesëve tanë të demantojmë këtë lajm se AAK ne Dragash, tani për tani nuk ka asnjë marrëveshje me partinë fituese në këtë rast LDK-në.”, thuhet në njoftimi e AAK-së, përcjell televizioni Opoja.
Ky është njoftimi i dërguar për media:
ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS -Dragash
Duke u bazuar në deklaraten e Kryetarit te nga LDK-së ne dragash z. Qamil Kolloni, të cilat po qarkullojnë nëpër media se tashmë partia fituese ka bërë koalicion me AAK-në, dega në Dragash jemi të detyruar për hir të votuesëve tanë të demantojmë këtë lajm se AAK ne Dragash, tani për tani nuk ka asnjë marrëveshje me partinë fituese në këtë rast LDK-në.
Marrëveshje të cilat dalin jashtë statutit të partisë janë të pa pranueshme për kryesinë tonë dhe AAK- në.
Partia e AAK-së dega në Dragash ka kryetarin e saj z.Selami Sahiti i cili është i ngarkuari kryesor për çdo marrëveshje.
Personat të cilët janë shkarkuar dhe nuk janë më pjesë e AAk- së ne Dragash, për interesa personale shkelin statutin e partisë dhe bëjnë marrëveshje të fshehtë pa dijeninë e kryesisë,është jolegjitime dhe e papranueshme për ne.
Tashmë dihet publikisht se ish-asambleisti ynë Agron Gashi për të cilin kryetari i LDK-së z.Qamil Kolloni pretendon se përfaqëson AAK-në,i bëjmë me dije edhe njëherë, se është një deklaratë e gabueshme dhe e pa asnjë bazë.
Dega e AAK-së
DRAGASH