Bedri Halimi, në një postim të publikuar në Facebook, ka reaguar ndajë një lajmi të publikuar në rrjetin social Facebook, e ku në përmbajtje të tij ka provokime joserioze në mes dy komuniteteve në Dragash raporton televizioni Opoja.
Halimi në postimin e tij ka cituar edhe disa emëra të cilet kishin përkrahur Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në kohërat më të vështira.
Andaj sipas tij ky provokim është individual dhe nuk duhet marrë seriozisht.
Ky është postimi i tij në Facebook:
PROVOKIMI JOSERIOZ I NJË HAJGAREXHIE SERIOZ
Gora ka dhënë dëshmi të shumta gjatë historisë, duke e përkrahur Lëvizjen Kombëtre Shqiptare. Shumë përsonalitete nga Gora e kanë përkrahur Lëvizjen Kombëtare dhe kanë luftuar përkrah figurave eminente shqiptare, si Nail Hyseni – Dana, Mulla Rasim Zapodi, Arif Krusha, Eshref Krusha etj.
Raportet me popullatën e Opojës i kanë pasur të mira. Kurrë nuk mbahet mend për zënka mes vete.
Në luftën e fundit, shumë pjestarë të trevës së Gorës janë mobilizuar dhunshëm nga okupatori serb.
Tani, kur mirëbesimi dhe respekti mes popullatës së Opojes e Gorës duhet të jetë edhe më i lartë, del ndonjë sylidhur, vegël qorre e hegjemonizmit serb, dhe bën një koment publik, duke bërë thirrje për ta hequr bustin e Adem Jasharit nga komuna Dragashit.
Padyshim se ky është një provokim me qëllim, për të krijuar përçarje e urrejtje te individët e caktuar, që mund të bien pre e propagandës dhe gjykimeve joracionale.
Por as ky provokim, dhe asnjë tentim provokimi i kujdoqoftë, nuk mund ti luhas mardhënjet e mira mes popullatës së Opojës dhe Gorës.
Nuk mund ta luhas as deshirën e njerëzve të Gorës për tu fotografuar te shtatorja e Adem Jasharit.
Jo vetëm që Adem Jashari e ka ditur se ku është Dragashi e Gora, por edhe populli i Gorës e di se Adem Jashari me rënjen e tij në altarin e lirisë me tërë familjen, e ndërpreu procesin e vdekjes së heshtur të Kosovës. Pra edhe të Gorës si pjesë e saj.
Kurse individi që e bën një veprim të tillë, është thënë më së buti, një hajgarexhi. Por hajgarexhi serioz, sepse e din, se po e vendose këmbën në minë, mina nuk të fal.
Apo jo, i nderuar hajgarexhi (jo)serioz?