Reagimet e opozitës për Fabrikën: Investimet po, por jo në dëm të qytetarëve dhe natyrës

BizneseNatyrë & TurizëmInfrastrukturë5 ditë më parë320 shikime

Dy partitë opozitare në Komunën e Dragashit, PDK dhe Lëvizja VETËVENDOSJE!, kanë reaguar ndaj nismave për dhënien në shfrytëzim të pronës publike për ndërtimin e fabrikave të xeheve raporton Televizioni Opoja, duke theksuar mbështetjen për investime që sjellin zhvillim ekonomik dhe vende pune, por duke ngritur shqetësime për mungesën e transparencës, konsultimeve me banorët dhe studimeve mbi ndikimin mjedisor dhe shëndetësor. PDK ka kërkuar që investimet të jenë në harmoni me nevojat e qytetarëve dhe zhvillimin e qëndrueshëm, ndërsa LV ka theksuar paqartësitë në biznes-plan dhe historinë e dyshimtë të kompanisë investuese, duke kërkuar shtyrjen e vendimeve deri në sqarimin e të gjitha detajeve. Të dyja partitë mbeten të përkushtuara për mbrojtjen e interesit publik dhe pronës publike.

Reagimi i Degës së PDK-së në Dragash:

Reagimi i Degës së PDK-së në Dragash për nismën e procedurave për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës komunale nga Komuna e Dragashit për ndërtimin e fabrikës për shkrirjen e xeheve të Kromit
Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Dragash është duke ndjekur me vëmendje nismën e procedurave nga Komuna e Dragashit për dhënien e një sipërfaqeje toke në territorin e komunës për ndërtimin e një fabrike për shkrirjen e xeheve të kromit.
PDK në Dragash dëshiron të sqarojë pozicionin e saj në lidhje me këtë çështje, duke theksuar se gjithmonë ka qenë dhe mbetet e hapur për investime serioze dhe të qëndrueshme që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të komunës dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Ne e vlerësojmë çdo iniciativë investimi që sjell vende të reja pune dhe zhvillim ekonomik në Dragash. Megjithatë, PDK nuk mund të mbështesë projekte që mund të kenë pasoja të rënda për mjedisin, shëndetin e qytetarëve dhe mirëqenien e komunitetit. Investimet duhet të jenë në harmoni me nevojat e qytetarëve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit tonë.
Është praktikë e mirë që kërkesa, para se të dërgohet në asamble komunale, të bëhet një konsultim me publikun, e në veçanti me qytetarët ku planifikohet të bëhet investimi, të merren informatat e nevojshme e jo vetëm bazuar në kërkesë pa i ditur detajet.
Prandaj, ne kërkojmë që të bëhet një studim i thelluar mbi ndikimin mjedisor dhe shëndetësor të këtij projekti, të ketë transparencë të plotë në vendimmarrje dhe të merren parasysh shqetësimet e banorëve të Dragashit. Nuk mund të lejojmë që investimet të shkojnë në dëm të qytetarëve dhe natyrës sonë.
PDK në Dragash do të vazhdojë të mbështesë çdo investim që sjell përparim, mirëqenie dhe zhvillim për komunën tonë, por gjithmonë duke pasur prioritet interesin e qytetarëve dhe mbrojtjen e mjedisit.
Prandaj, ne kërkojmë që të bëhet një studim i thelluar mbi ndikimin mjedisor dhe shëndetësor të këtij projekti, të ketë transparencë të plotë në vendimmarrje dhe të merren parasysh shqetësimet e banorëve të Dragashit. Nuk mund të lejojmë që investimet të shkojnë në dëm të qytetarëve dhe natyrës sonë.
Reagimi i Qendrës së LVV në Sharr (Dragash):
Reagim lidhur me propozimin për dhënien në shfrytëzim të pronës publike në fshatin Shajne
Këshilltarët tanë komunal kanë pranuar një rend dite për seancën e datës 8 prill, ku njëra nga pikat e rendit të ditës është edhe propozimi për dhënien në shfrytëzim të tokës për ndërtimin e fabrikës për përpunimin dhe shkrirjen e xeheve “FerroKrom Kosova” ZK Shajne.
Për ta sqaruar, Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk është kundër asnjë investimi kapital për komunën tonë.
Përkundrazi, si Qendër e LV në Sharr, kemi avokuar dhe ndjekur çdo kërkesë e adresuar çdo problematikë të banorëve që ka qenë kompetencë e nivelit qëndror. Këtë e tregon më së miri edhe vlera e investimeve infrastrukturore që janë mbi 10 milionë për këto katë vite të qeverisjes qëndrore.
Mirëpo, po ashtu, duhet sqaruar një mal paqartësish e shpërputhjesh logjike që ka nisma aktuale e ekzekutivit lokal.
Një investim i tillë që duket i madh në letër, ka shumë paqartësi e mungesë informacioni.
1. Për dhënien në shfrytëzim të pronës ku jetojnë banorët e fshatit Shajne, nuk ka pasur asnjë konsultim paraprak, as me banorët, e as me kryesinë e fshatit.
2. Në biznes-planin e paraqitur nga investitori ka një mori kontradiktash, të tilla si ajo që gjeneratori kushton më shumë se i gjjthë ndërtimi dhe e gjithë makineria e fabrikës që do ndërtohet.
3. Toka ku pretendohet ndërtimi i fabrikës është tokë e kategoriziar si Tokë Kullose e kategorisë 3, për çfarë është e nevojshme leja mjedisore, e ku ligji thotë që nuk është kompetencë e komunës që tokat e tilla t’i kalojë në pronësi private, pra ka implikim instancash qëndrore.
4. Ka një historiat të çuditshëm të biznesit në fjalë, që nga regjistrimi fillestar, tek riregjistrimi më vonë, tek bartjet e aksioneve nga një kompani paraprake, e të tilla detaje, për të cilat sigurisht që nevojiten mori sqarimesh shtesë.
5. Zona është e banueshme dhe parametrat e sigurisë shëndetësore për sigurinë e banorëve përreth zonës nuk respektohen. Fabrika do të shkaktojë ndotje ekologjike të llojeve të ndryshme.
Pra në mungesë të këtyre dhe shumë informacioneve shtesë, në mungesë të hapave siç do duhej ndjekur, ndër ta atë më të rëndësishmen komunikimin me banorët e zonës, Qendra e LV mbështetë qëndrimin e banorëve të fshatit Shajne, të cilët kundërshtojnë këtë nismë.
Hapat që do i ndihmojnë qartësimit të çështjes në fjalë dhe interesit publik, Qendra e LV në Sharr, do t’i ndjekë përmes instancave vendimmarrëse, si më poshtë:
– Këshilltarët tanë komunal, në mungesë të informacioneve të nevojshme, do të kërkojnë shtyerjen e kësaj pike të rendit të ditës për një seancë tjetër, pasi të jenë sqaruar të gjjtha paqartësitë;
– Ne do të kërkojmë marrjen parasysh të shqetësimeve të banorëve të fshatit Shajne por dhe të zonave të tjera meqenëse kjo çështje prekë të gjithë komunën tonë, të gjitha lagjet e fshatrat;
– Do të kërkojmë historiatin e kronologjisë së kompanisë së investitorit nga ARBK;
– Do të kërkojmë historiatin nga ATK;
– Po ashtu historiat dhe listën e licencave nga KPMM, ZRrE, e rregulltorëve të tjerë.
Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra Sharr, mbetet e vendosur në mbrojtjen e interesit publik, pronës publike dhe dëgjimit të zërit qytetar, kudo, cep më cep lagjeve dhe fshatrave të komunës tonë.
©TVOPOJA
Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...