NJOFTIM PËR OPINION

Pas nominimit të disa përsonaliteteve të komunës tonë,Ambasador të Paqës,pati reagime të ndryshme në opinionin publikë. Për këtë qështje dua të ju njoftojmë më sa vijon:
Në përzgjedhjen e kandidatëve, unë si Kryetar i Komunës nuk jam pyetur dhe as nuk jam konsultuar.Disa ditë para kësaj ceremonie ata kan qen te unë dhe më kan komunikue lajmin që Federata e Paqes Universale ka vendos qe unë dhe disa përsonalitete nga komuna jonë, do të shpallën Ambasador të Paqës.Më kan lut që tu krijoj kushte në komunë për këtë ceremoni.Ata më informuan që këtë ceremoni para disa ditesh e kishin përfunduar në Rahovec dhe Prizren ku të dy Kryetarët e Komunës ishin shpallur Ambasador të Paqës.
Me sinqeritetin ma të madh po ju them se përzgjedhjen e ka bërë Federata e Paqës Universale.
Të propozuarit tjerë nga Komuna jonë,për Ambasador të Paqës i kam kuptue në ditën kur u bë nominimi.
Me respekt
Kryetari i Komunës
Bexhet Xheladini