Komuna e Dragashit dhe Ambasada e Bullgarisë në Prishtinë, sot nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e arsimit. Saktësisht, Qeveria e Bullgarisë do ta ndihmojë arsimin në komunën tonë me një shumë prej 20 mijë e 400 euro.
Kryetari i komunës, z. Bexhet Xheladini, ka falënderuar ambasadorin Hristo Gudjev, me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes.”I nderuar ambasador, ne po nënshkruajmë një marrëveshje bashkëpunimi, por në fakt kjo është një ndihmë domethënëse e qeverisë suaj për komunën tonë”, ka thënë Kryetari Xheladini.
Ambasdori Gudjev, mes të tjerash, theksoi se edhe shtetin e Bullgarisë, në fillimet e rrugëtimit të vet drejt BE-së, shtetet anëtare e kanë ndihmuar për të arritur aty ku është sot.”Prandaj jam i lumtur që ka ardhur koha që edhe ne si anëtare e BE-së të ndihmojmë shetet që kanë filluar këtë rrugëtim”, u shpreh Ambasadori Gudjev.
Bashkë me kryetarin, prezent në këtë takim ishin edhe drejtori i DKA-së, z. Selim Kryeziu dhe shefi i Zyrës për Komunitete, z.Uzair Hamza.
©TVOPOJA