Valon Shabani ka bërë dorëzimin e detyrës së drejtorit të Ekonomisë Financave dhe Zhvillimit në komunën e Dragashit tek zotëri Qamil Kolloni raporton televizioni Opoja.
Nepermjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka bërë të ditur që nga sot ka bërë dorëzimin e detyrës së drejtorit.
Qamil Kolloni do të jetë drejtor i ri i Ekonomisë Financave dhe Zhvillimit në komunën e Dragashit
Ky është postimi i tij në Facebook:
Të nderuar qytetar të Komunës së Dragashit sot kam bërë dorëzimin e detyrës së Drejtorit për Ekonomi Financa dhe Zhvillim.
Falenderojë kryesinë e nëndegës të Pdk-së të fshatit Kuk, kryesinë e degës të Pdk-së në Dragadh dhe Kryetarin Shaban Shabani për besimin e dhënë për këto 4 vite.
Nje falendërim për të gjithë administratën komunale dhe në veqanti për puntorët e Drejtoratit për Ekonimi Financa dhe Zhvillim.Qytetarët e Komunës së Dragadhit meritojnë nje rrespekt të madhë pasi në vitin 2021 paguan rreth 270,000.00 euro tatim në pronë rekord i arritur prej inkasimit të tatimit në pronë për Komunën e Dragashit.
Qamil Kollonit i urojë pozitën e Drejtorit për Ekonomi Financa dhe Zhvillim dhe i deshirojë shëndet dhe suksese në punë
Me rrespekt
Valon Shabani