Pyete Kryetarin! Takimi i dytë publik me qytetarë në Dragash më 30 dhjetor

Shpallje & NjoftimeInstitucione16 orë më parë127 shikime

Komuna e Dragashit njofton të gjithë qytetarët, grupet e interesit dhe palët e tjera të interesuara se më 30 dhjetor 2025 (e martë), duke filluar nga ora 11:00, në sallën e Kuvendit të Komunës së Dragashit, do të mbahet Takimi II Publik me Qytetarë për punën e gjashtëmujorit të dytë të vitit 2025.

Qëllimi i takimit:
• Informimi i qytetarëve për punën e qeverisë lokale gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit 2025.
• Prezantimi i zhvillimeve lokale në komunë.
• Mundësia për qytetarët që të shtrojnë pyetje, të japin vërejtje dhe komente mbi çështjet me interes të përgjithshëm.

Me këtë rast, bëhet thirrje dhe lutje për të gjithë qytetarët që të jenë të pranishëm në takim, duke e shfrytëzuar këtë mundësi për të parashtuar pyetjet e tyre drejtpërdrejt te Kryetari i Komunës dhe drejtorët përkatës, në mënyrë që zëri i secilit të dëgjohet dhe të kontribuojë në përmirësimin e jetës komunale.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...