Rezultatet preliminare zyrtare të zgjedhjeve në Komunën e Dragashit të publikuara nga KQZ sot në orën: 13:09, pas procesimit të të gjitha vendvotimeve në komunën tonë, nxjerrin fituese ashtu si edhe para katër viteve në zgjedhjet parlamentare Lëvizjën Vetëvendosje me 26.39% të votave ose 2873 vota, ndërsa në vend të dytë dhe të tretë janë renditur PDK dhe LDK. Për dallim nga zgjedhjet e kaluara, PDK ka më pak vota ndërsa LDK ka një ngritje të lehtë.
Rezultatet preliminare të publikuara nga KQZ:
Lëvizja Vetëvendosje: 2873 (26.39%)
PDK: 2549 (23.41%)
LDK: 2507 (23.03%)
JPG: 976 (8.96%)
SDU: 638 (5.86%)
VAKAT: 413 (3.79)
Familja: 291 (2.67%)
AAK-Nisma: 206 (1.89%)
NDS: 152 (1.40%)
Lista Serbe: 119 (1.09%)
Vlen të përmendet se Lista Serbe ka një ngritje prej 98 votash për dallim nga zgjedhjet e vitit 2021 kur kishte 21 vota.