Preliminare nga Dragashi: Jetmir Ajdini dhe Vehbi Nazifi në krye, në nivel të Kosovës Lendrit Iljazi me 10727 Vota

Politik1 muaj më parë1.8K shikime

Pas përfundimit të numërimit të 100% të votave në qendrën komunale të numërimit në Dragash, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë publike listat e rezultateve preliminare për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë. Nga rezultatet preliminare të 10 shkurtit, kur u publikuan zyrtarisht votat nga komuna e Dragashit pas ri-numërimit, janë vërejtur disa ndryshime të vogla në përqindje të votave raporton Televizioni Opoja.

Rezultatet e 10 Shkurit dhe 20 Shkurit nga KQZ

VV: 2873 (26.39) – 2916 ose 26.35%
PDK: 2549 (23.41%) – 2581 ose 23.32%
LDK: 2507 (23.03%) – 2519 ose 22.76%
JPG: 976 (8.96%) – 1003 ose 9.06%
SDU: 638 (5.86%) – 643 ose 5.81%
VAKAT: 413 (3.79) – 426 ose 3.85%
Familja: 291 (2.67%) – 291 ose 2.63%
AAK-Nisma: 206 (1.89%) – 232 ose 2.10%
NDS: 152 (1.40%) – 154 ose 1.39%
Lista Serbe: 119 (1.09%) – 127 ose 1.15%

Sa i përket rezultateve të kandidatëve për deputetë nga komuna e Dragashit ose me prejardhje nga kjo komunë, rezultatet preliminare, pa i llogaritur votat me kusht, postë dhe të diasporës, janë si më poshtë:

VV – JETMIR AJDINI: 2096
PDK – VEHBI NAZIFI: 2026
LDK – XHYLFERIE BAHTIJARI BEQIRI: 1944
PDK – FARUK BOJAXHI: 1819
LDK – ARIJANA QAFLESHI: 1696
VV – LENDRIT ILJAZI: 1608
LDK – QAMIL KOLLONI: 1542
LF – SHAHADIN MEJZINI: 189
LF – MUHIDIN XHEZAIRI: 131
LF – XHEMIL SYLEJMANI: 69

Ky numër i votave është vetëm nga komuna e Dragashit. Kur i llogarisim këto vota në nivel të Kosovës, rezulton se deri në këtë moment janë numëruar 90.41% të vendvotimeve, dhe më i votuari nga komuna e Dragashit është Lendrit Iljazi nga Partia Guxo, si pjesë e koalicionit me Vetëvendosjen. Iljazi ka siguruar deri tani 10727 vota dhe renditet i 68-ti në listën e Lëvizjes Vetëvendosje. A do të ketë mundësi për të përfaqësuar komunitetin e tij në ndonjë pozitë në kuvendin apo qeverinë e re, mbetet të shihet!

VV – LENDRIT ILJAZI 10727
PDK – FARUK BOJAXHI 7694
VV – JETMIR AJDINI 6846
PDK – VEHBI NAZIFI 4494
LDK – XHYLFERIE BAHTIJARI BEQIRI 3970
LDK – ARIJANA QAFLESHI 2409
LDK – QAMIL KOLLONI 2319
LF – MUHIDIN XHEZAIRI 1310
LF – XHEMIL SYLEJMANI 607
LF – SHAHADIN MEJZINI 518

Ne si televizion ju urojmë suksese të gjithë kandidatëve nga komuna jonë të cilët treguan profesionalizëm dhe maturi gjatë gjithë këtij procesi zgjedhor.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...