PLLAVA shkruar nga : Vloran Cenaj
Pllava është e shtrirë në pjesën perëndimore të Opojës, rrëzë malit të Koretnikut ( Pikëllimës ),një nga fshatrat më të lashta dhe më të mëdha të trevës së Opojës me një traditë të lashtë të ruajtjes dhe kultivimit të vlerave kombëtare dhe fetare. Rrafshnaltë në pllajë vend i rrafshët, që ngrihet butë mbi 1000 metra lartësi, nga mendohet se rrjedh dhe emir i fshatit, rreth 7 km në veri të qendrës komunale të Sharrit. Në anën lindore të fshatit kalon Lumi me të njëjtin emër Lumi i Pllaves, gjithashtu edhe udhëkryqi qe i lidh fshatrat e Opojes me ata të Gores e te Prizrenit.
Në kohën e sotme (2019) ky fshat kufizohet me fshatrat Buçe, Brezne, Brrut, Zym, Rrenc, Shajne dhe Krahinën e Gorës, Dikur thuhet se ka qenë fshati me i madh në regjionin e Opojes ku edhe sot e kësaj dite shumë vende si p. sh. në Brrut thirren Barqet e Pllaves ose Mali i Pllaves që lë të kuptohet se kufijtë e Plaves kanë qenë në lindje deri në fshatin Zapluxhë e Bresanë, në veri me fshatin Zhur e Billush në perëndim me rrëzat e Koretnikut dhe në jug me fshatin Rapq.
Histori e këtij fshati në dokumentet e shkruara daton qysh në kohën e Perandorisë Osmane (1571), ku përmenden vendbanimet e Opojes dhe të ardhurat në akqe (njësi monetare e Perandorisë Osmane) e mes tjerash edhe Pllava. Por gjurmët e një Kishe që u gjeten gjatë hapjes se themeleve të një shtëpie afër vendit të quajtur “Kroi i Madh” le të kuptohet së ky vendbanim është edhe më i hershem. Gjatë hapjes së një kanali për kullimin e arës tek vendi i quajtur “Larza” një banor i këtij fshati ka gjetur portretin e kokës së Aleksandërit të Madh të shkrirë në bronz që sot gjendet në muzeun e Kosovës, këtë artifact e ka gjetur Dyn Bojaxhiu dhe ja ka dhuruar Enver Baftiut. Nga ky fshat kanë dal edhe figura të njohura, në kujtimet e Spiro Kosovës, Shqipëria e viteve 1912-1964 nga Dr. Marenglen Verli, përmendet së Fetah Din Pllava (Cenaj), ka qenë përfaqësues i Opojes gjatë viteve 1940 në kohën e Qeveris Shqiptare.
Abidin Lepraj veprimtar dhe kryetar i Klubit shqiptar “Trepça” në Paris.
Lagjet – familjet: Bojaxhiu, Cenaj, Piraj, Hulaj, Tërshnjaku, Lekaj, Huqaj, Gjabali, Lepraj.
Xhamia e këtij fshati daton nga viti:
Sipas gojëdhënave xhamia e Pllaves daton që nga viti 1360. Këtë e vërteton edhe shprehja që përdorët në Opojë, Vërri e Has kur dëshirojnë të tregojnë diçka shumë të vjetër ata thonë: “e vjetër sa Xhamia e Pllaves “.
Hoxhallarët më të hershëm që mbahen në mend të këtij fshati janë:
Mahmut Efendi Piraj, ka shërbyer në vitin 1196 Hixhri, 1701
Jahja Jonuzi Piraj, ka shërbyer në vitin 1187 Hixhri, 1773.
Jonuzi i Biri Mahmutit, ka shërbyer në vitin 1187 Hixhri, 1773.
Aslloni i biri i Ymerit, ka shërbyer në vitin 285 Hixhri, 1868.
Bejtulla Piraj
Shaban Piraj, doktor i Shkencave Kuranore në Stamboll 1913.
Abdurraman Piraj.
Mahir Berisha, është hoxhë i sotëm në fshatin Pllavë.
Mikrotoponimet më karakteristike: Livadhi Eces, Topilla, Ligjinza, Ura e Rrencit, Mullini i Gjonit, Mullini i Selmonit, Shavaret, Bota Kuqe, Pazhiki i Madh, , Shpati i Kreveqices, Livadhi i Mullinit, Ara e Qyrit, Ara e Menit, Livadhi i Rreges, Bendi i Gjonit, etj.
Historiku i shkollës në fshatit Pllavë
Shkolla e parë fillore në gjuhën shqipe u hap më 1945. Më vonë kjo godinë shkollore rinovohet dhe mësimi zhvillohet deri në vitin 1974, ndërsa këtë vit ndërtohet objekti i ri shkollor me oborri prej 7 ari, ndërsa vetë objekti posedon 1 ari e 33 metër katror.
Doket zakonet karakteristike
Verza ku të rinjtë dhe të rejat e fshatit tubohen në vendin e quajtur “të lisi i vove”, ku i cakërrojnë vetë mes vetë duke thënë fjalët: tak e tak u bafsha (bëfsha) sa lisi i gat (gjatë).
Në këtë fshat kremtohen edhe të gjitha festat e motmotit dhe atyre fetare, si në gjithë fshatrat opojane.
Objektet e banimit
Shtëpia më e vjetër e fshatit Pllavë, i përket mesit të shekullit XX, dhe është pronë e Dalip Bojaxhiut, që është e pa anuar.
Zejet ekonomike
Dikur fshati ka pasur dy mullinj dhe atë “Mulliri i Gjonit” me dy gurë mulliri, i cili ndodhej në “Lumin e Pllaves” dhe mulliri i “Selmonit Tahirit”. Ndërsa sot nuk ka asnjë mulli funksional.
Zeja e vetme që është bartur nga breznitë e më hershme është zeja e këpucëtarit të familjes Lepraj, pasardhësi i sotëm i kësaj zeje është Jahir Lepraj. Me këtë zeje është marr edhe Nexmedin Hulaj.
Industria e Mishit “Meka”, në fshatin Plavë të Dragashit, me nje progres shumëdimensional është shembull në nivel Kombtar sa i perket industries së mishit, hotelerit etj.
Blegtoria dhe blegtorët e njohur të këtij fshati
Blegtoria dikur ishte veprimtaria kryesore e këtyre anëve, andaj edhe në këtë fshat ka pasur blegtor të njohur, njëri prej tyre ishte edhe Ajdin Cenaj (Din Pllava), i cili gjatë viteve 1900 përpos tufës së madhe me dele kishte edhe një mulli dhe një han (bujtinë) ku janë strehuar dhe kaluar natën tregtarët dhe jabanxhitë. Po ashtu ka pasur edhe tokë bukë, livadhe e male, për pasurin e tij, Ajdini ishte i njohur jo vetëm në Opojë e Gorë por edhe në Lumë e