Pronari i kompanisë “MEKA” dhe njohësi i çështjeve ekonomike, Burim Piraj, ka thënë se biznesi i tij dhe bizneset në përgjithësi janë duke u ballafaquar me sfida të shumta në këtë kohë pandemie.
Piraj në këtë intervistë për Gazetën Scanner, ka thënë se bizneset nuk kanë kapacitete për t’u ballafaquar me situatën në të cilën gjendet vendi.
“Sfidat janë të shumta dhe nuk do të duhej që ekonomia kosovare edhe sot e kësaj dite të merrej me lirimin e lëndës së parë nga taksa me mungesën e energjisë elektrike me burokracinë shumë të madhe institucionale etj. Sinqerisht të bërit bizes në Kosovë është mesele”, ka deklaruar Piraj.
Për gjendjen në të cilën bizneset, Piraj ka fajësuar Qeverinë e Kosovës për shkak të mosmiratimit të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.
Ai ka kritikuar edhe Kuvendin e Kosovës, përkatësisht deputetët, të cilët, sipas tij, janë duke u sjellë me kapadaillëk në raport me këtë ligj.
“Është dështim shumë i madh që nuk bie vetëm mbi supet e qeverisë po edhe të gjithë deputetëve që populli i ka zgjedhur për të punuar në të mirën e vendit e që ata po sillen me shumë kapadaillëk”, është shprehur Piraj.
Më tutje, Piraj ka thënë se shumë shpejt gjendja ekonomike do ta dëmtojë Kosovën më shumë se pandemia Covid-19.
Në këtë kontekst, Piraj ka dhënë edhe disa rekomandime se si mund të tejkalohet kjo gjendje.
“Institucionet kanë shumë punë për të bërë që nga reforma totale e politikave tatimore, të cilat e kanë ngadalësuar shumë zhvillimin ekonomik të vendit dhe se me të vërtetë nuk e kam unë të qartë si biznesmen si është e mundur që për 20 vite ne mos të kemi njerëz të aftë që i kuptojnë gjërat që pa këto politika zhvillimi ekonomik është vetëm një iluzion dhe asgjë më shumë deri te ofrimi i zyrës së ankesave ndaj çdo burokracia nga kuvendet komunale deri në zyrën e Presidentit”, ka thënë Piraj për Gazetën Scanner.
Gazeta Scanner: Z. Piraj, sa ka ndikuar pandemia në aktivitetin ekonomik të kompanisë tuaj?
Piraj: Ka pas shumë ndikim të madh në prishjen e të gjitha planeve për zhvillim dhe punësim që i kemi pas para pandemisë, sidomos në restorantet e ushqimit të shpejt ka pas ndikim të theksuar.
Gazeta Scanner: Me çfarë sfidash jeni duke u ballafaquar si kompani?
Piraj: Sfidat janë të shumta dhe nuk do të duhej që ekonomia kosovare edhe sot e kësaj dite të merrej me lirimin e lëndës së parë nga taksa me mungesën e energjisë elektrike me burokracinë shumë të madhe institucionale etj. Sinqerisht të bërit bizes në Kosovë është mesele.
Gazeta Scanner: Sipas jush, a kanë kapacitete kompanitë vendore ta tejkalojnë vetë këtë situatë?
Piraj: Kur nuk kanë kapacitet kompanitë Gjermane pa mbështetjen e fuqishme të shtetit dhe derdhjen e tërë atyre miliardëve si do të mund të përballojnë kompanitë kosovare kur qeveria nuk ka kapacitete një ligj për rimëkëmbje të miratoi?
Gazeta Scanner: Qeveria tash e sa muaj nuk është duke arritur ta miratojë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike! Vlerësoni se shteti ka ra nga provimi kur është në pyetje përkrahja e bizneseve?
Piraj: Është dështim shumë i madh që nuk bie vetëm mbi supet e qeverisë po edhe të gjithë deputetëve që populli i ka zgjedhur për të punuar në të mirën e vendit e që ata po sillen me shumë kapadaillëk.
Gazeta Scanner: Vazhdimisht është duke u paralajmëruar ashpërsimi i masave kundër Covid-19 nga ana e Qeverisë. Çfarë ndikimi do të kishte në ekonomi një gjë e tillë?
Piraj: Nuk e di pse qeveria nuk po e kupton se masat nuk po kanë ndikim në parandalimin e përhapjes së pandemisë e nga ana tjetër po e dëmtojnë shumë rëndë mirëqenien e qytetarit dhe se shumë shpejt gjendja ekonomike ka për ta dëmtuar Kosovën shumë më shumë se pandemia.
Gazeta Scanner: Keni ndonjë rekomandim për institucionet shtetërore se si do të duhej të përkrahet sektori privat në vend?
Piraj: Institucionet kanë shumë punë për të bërë që nga reforma totale e politikave tatimore të cilat e kanë ngadalësuar shumë zhvillimin ekonomik të vendit dhe se me të vërtetë nuk e kam unë të qartë si biznesmen si është e mundur që për 20 vite ne mos të kemi njerëz të aftë që i kuptojnë gjërat që pa këto politika zhvillimi ekonomik është vetëm një iluzion dhe asgjë më shumë deri te ofrimi i zyrës së ankesave ndaj çdo burokracia nga kuvendet komunale deri në zyrën e Presidentit. Jemi shumë prapa vendeve të rajon dhe vendeve Evropiane në çdo aspekt. /Intervistoi: Gresa Maliqi/