Vazhdon drama në rrjetet sociale mes kryetarit të komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, dhe aktivistit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Filiz Mustafa.
Gjithçka filloi pasi kryetari i komunës reagoi në rrjete sociale për mungesën e mbështetjes nga qeveria qendrore. Pas kësaj, sipas tij, u kontaktua edhe nga disa media për intervistim, me ç’rast ai theksoi se deri tani Qeveria e Kosovës nuk ka bërë kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet. Për këto prononcime të kryetarit reagoi aktivisti i VETËVENDOSJE!, z. Filiz Mustafa, i cili tha se kompensimi i dëmeve nga vërshimet do të bëhet dhe se raporti komunal shkaktoi vonesa. Më pas, këto akuza nga kryetari u cilësuan si gënjeshtra, dezinformim dhe manipulim politik.
E përsëri, pas reagimit të kryetarit, nuk vonoi reagimi nga z. Mustafa, i cili pyeti për lëshimet në vlerësimin e dëmeve, akuzoi qeverinë qendrore për mosmbështetje dhe përmendi projektet infrastrukturore të realizuara nga qeveria Kurti. Ai gjithashtu ngriti çështje për strukturat ilegale serbe, rekrutimet e dyshimta dhe keqpërdorimet në komunë. Mustafa përfundoi duke theksuar se VETËVENDOSJE! nuk përfiton në kurriz të qytetarëve dhe se qytetarët e Dragashit nuk meritojnë dezinformimin dhe shantazhin.
Reagimi i plotë i tij:
Mirë që Kryetari në ikje që nuk kishte e nuk ka guxim t’iu regojë strukturave ilegale serbe në Sharr, edhe pasi qeveria qëndrore ia mbylli të njëjtat, z. Bexhet Xheladini, paska marrë guximin dhe mundin për të reaguar me vrerë e inat të madh ndaj reagimit tim të djeshëm mbi çështjen e kompenzimit të dëmeve nga vërshimet për qytetarët e komunës tonë.
Kryetarit në ikje, mjekut në pension dhe haxhiut Bexhet Xheladini, përkundër ofendimeve që paska bërë duke më cilësuar si gënjeshtar, mashtrues dhe shpifës, për hir të respektit ndaj moshës dhe për shkak të qëllimit për të mbajtur kulturën e komunikimin në nivel, do t’i përgjigjem përmes disa pyetjeve në gjuhën që ai dhe të tjerët rrotull tij që ia paskan shkruar këtë reagim, dyshoj që e kuptojnë, atë të argumenteve.
1. Si është e mundur kryetar që komisioni juaj që po thoni se ka bërë vlerësim profesional, të kënë bërë lëshime të tipit që përfitues real janë vlerësuar poshtë dëmeve reale e përfitues të tjerë lartë mbi shumën e dëmeve reale (të gjitha, një për një, të adresuara nga vetë palët e përfshira në proces)?
2. Si është e mundur kryetar që ju të akuzoni qeverinë qëndrore për mosmbështetje, kur qeveria Kurti që ju po e akuzoni për mosndihmë të qytetarëve dhe Kryeministri Kurti që po e cilësoni se ju ka gënjyer, të ketë kryer këto projekte infrastrukturore në komunën tonë:
– Rruga Zhur-Brod (7 milionë të ndara nga qeveria jonë, 10 milionë vlera totale e projektit)
– Rruga Xërxe-Pllajnik (që ju thoni se ne e kemi nisur, dhe unë ju them që e keni lënë për më shumë se 5 vite pa asnjë ndarje buxhetore, e qeveria qëndrore ua ka përfunduar)
– Rrugët në brezin kufitar me Shqipërinë
– Rruga Kapre-Rrenc
– Rruga Bresanë-Bjeshkë
– Rruga Restelicë-Kufij me Maqedoninë,
– Rruga Zlipotok-Baçkë-Brod
– Transformimi i gjithë infrastrukturës së VALA në secilin cep të komunës tonë
3. Tash kur kaloi më shumë se një vit nga 26 janari i vitit 2024, dita kur institucionet qëndrore mbyllën objektet dhe pushuan së funksionuari strukturat paralele sërbe në Vraniç, si dhe mbyllën bankën ilegale serbe në komunën tonë, si është e mundur që ende asnjë fjalë nuk e thatë? Çele gurin gojën, kryetar.
4. Përse kryetar i riktheve, rekrutove dhe vazhdove t’i mbash në punë njerëzit e përfshirë në këto struktura ilegale si: Fejsal Haliloviç (nënkryetar i komunës), Edison Beqiri (i shkarkuar nga KM Kurti i kthyer në punë në komunë nga ju), e të tjerë të punësuar si shërbyes civil ose punojës në QKUK?
5. Si është e mundur që 80% e kabinetit të tij politik përgjatë këtyre tre viteve janë rekrutuar si shërbyes civil në komunë, duke shkelur ligjin me të dyja këmbët?
6. Si është e mundur që kaq shumë keqpërdorime të bëhen vetëm në kontratën për mirëmbajtjen e veturave zyrtare në një komunë kaq të varfër siç është Sharri?
7. Përse të gjitha investimet i ke koncenturar e po i llogaritë vetëm elektoralisht duke përjashtuar 50% të fshatrave të komunës tonë, me zero investime?
Keni potencuar se unë po e pengoj këtë proces me idenë që të afrohemi tek zgjedhjet lokale dhe ne si VV të përfitojmë nga kjo çështje.
Duhet ta kuptosh kryetar që këso idesh djallëzore nuk kemi ne si VETËVENDOSJE!.
Ne nuk pretendojmë të përfitojmë në kurriz të qytetarëve. Nuk e kemi bërë asnjëherë dhe nuk do ta bëjmë kurrë. Ne nuk jemi si ju. Edhe nuk duam e as nuk bëhemi asnjëherë si ju.
Keni akuzuar po ashtu për mospërdorim të ‘’ndikimit’’ në qeveri për komunën prej nga vij unë.
Kryetar, duhet ta kuptoni që në Kosovë me ndryshimin e madh të bërë më 14 shkurt, është një epokë e re e politikbërjes dhe një gjeneratë e re politikanësh, që politikën nuk e shohin në prizmin e kuptimin feudal e mesjetar, që angazhohet për të marrë bajraktarizmin për shtëpinë, lagjen, fshatin apo komunën. Me logjikën tuaj, ju pretendoni që vetëm për faktin se përse ne të dy vijmë nga e njëjta komunë, unë duhet të angazhohem që pavarësisht shkeljeve që ju bëni ndaj ligjit, keqpërdorimeve në institucion, unë apriori duhet të mbroj veprimet tuaja
Kjo është logjikë e mbrapshtë përveçse e gabuar dhe tejmase primitive.
Ofendimet për mua e për aktivistët e VV kurseji, kryetar. Ose, edhe mos i kurse, se neve nuk na ndryshon asgjë në rrugëtimin tonë që kemi përpara. Por, qytetarët kurseji nga informatat jo të sakta, sepse ata nuk e meritojnë dezinformimin. Ata të treguan edhe me 9 shkurt se nuk e durojnë as dezinformimin, as shantazhin, as kërcënimin.
Edhe mos e shfrytëzo faqen e komunës për postime partiake e politike, se nuk të ka hije. E di që se ke bërë vetë, sikurse nuk e ke bërë as shkrimin, por dërgojau si porosi vartësëve të tu, besoj që e marrin parasysh.
©TVOPOJA