Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Agjencia e Punësimit, Komuna e Prizrenit dhe Zyra Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), të mërkurën, kanë organizuar Panairin njëditor të punës në Prizren, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas zyrtarëve institucionalë në këtë panair, punëkërkuesit kanë mundur të aplikojnë në rreth 600 vende të lira pune, të ofruara nga rreth 50 biznese.
Njëkohësisht kanë mundur të informohen për mundësitë e praktikës në punë si dhe për trajnimet e aftësimet profesionale….