Bazuar në përfundimin e procedurave të Komisionit përzgjedhës për drejtor dhe zëvendësdrejtor, për nivelin fillor dhe të mesëm të ulët, pas përfundimit të procedurave të përcaktuara në legjislacionin në fuqi, duke u bazuar në nenin 8, paragrafin 5 formulari “E” dhe nenit 9, të UA (MASH) nr. 151/2020 për detyrat dhe përgjegjësit e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit IEAPP në Republikës e Kosovës, procedurat e zgjedhjes, emërtimit, përfundimit të kontratës dhe emërtimit të përkohshëm, në bazë të vlerësimit të përgjithshëm të kandidateve dhe intervistave të zhvilluara shpall rezultatet e kandidateve si vijon:
1. ShFMU “Ilmi Bahtjari” – Drejtor – Zijadin Meleqi – Blac;
2. ShFMU “28 Nëntori” – Drejtor – Naser Myrtezani – Brodosanë;
3. ShFMU “Ulina” – Drejtor – Behar Guri – Kosavë;
4. ShFMU “Sezai Surroi”- Drejtor – Fadil Bahtjari – Bellobrad;
5. ShFMU “9 Maji” – Drejtor – Jasim Bajrami – Rapç.
Sqarim: Në ShFMU “Restelica” në Restelicë, konkursi është anuluar për arsye të mos përmbushjes së kushteve të Konkursit, sipas Udhëzimit Administrativ (MASH) nr. 151/2020. Komisioni rekomandon që konkursi për këtë pozitë të përsëritet sipas afateve ligjore.
Kandidatet e pa kënaqur me këtë Njoftim kanë të drejtën e ankesës në afat prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh, nga dita e pranimit të këtij Njoftimi, në Komisionin e Ankesave të Komunës së Dragashit.
Njoftimin e plotë nga ana e DKA-së e gjeni në këtë lidhje: https://kk.rks-gov.net/dragash/wp-content/uploads/sites/12/2024/01/Njoftimi-i-Kandidateve-te-perzgjedhur-per-drejtor-te-shkollave.pdf
©TVOPOJA