Përurohet Klubi i Muzikës në OJQ AVOKO – një hapësirë e re për të rinjtë e Dragashit

KronikaArsimShoqata1 muaj më parë205 shikime

Në ambientet e OJQ AVOKO sot u përurua Klubi i Muzikës, një hapësirë e dedikuar për të rinjtë e Komunës së Dragashit, ku ata do të kenë mundësinë të mësojnë të luajnë në piano, kitarë, çifteli, klarinetë, bateritë dhe shumë instrumente të tjera muzikore.

Kjo iniciativë u realizua falë një donacioni nga KFOR-i dhe CIMIC Italian, ndërsa në ceremoninë e përurimit morën pjesë pjestarë të CIMIC-ut Italian, përfaqësues nga KFOR-i Italian dhe Turk, kryetari i Komunës së Dragashit, ud. drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, drejtori i OJQ AVOKO, si dhe nxënës e vullnetarë të organizatës.

Në fjalët e rastit, të pranishmit falënderuan CIMIC-un Italian për bashkëpunimin e vazhdueshëm në projekte të ndryshme, ndërsa OJQ AVOKO u vlerësua nga donatorët dhe komuna për angazhimin e saj kolosal në të mirë të rinjve të Dragashit.

Pas nënshkrimit të memorandumit, komandantit iu dhurua një pikturë e punuar nga vullnetarët e AVOKO-s, si shenjë respekti. Tingujt e instrumenteve të reja u ilustruan nga profesori i muzikës, i cili do të punojë me nxënësit në të ardhmen.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...