Përsëritja e votimit nga diaspora për balotazhin në Dragash nis më 29 nëntor

DiasporaKosova3 vite më parë20 shikime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim që periudha për përsëritjen e votimit përmes postës për rundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Dragashit të fillojë më 29 nëntor dhe të përfundojë më 13 dhjetor, tha zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi për televizioni Opoja.

Aktualisht, KQZ është duke mbajtur një mbledhje në lidhje me këtë çështje ndërsa zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka konfirmuar për televizionin Opoja se të drejtë vote jashtë Kosovës për kryetar të Dragashit kanë 1 mijë e 90 votues.

Gjithashtu Elezi ka thënë se të drejtë vote përmes postës kanë vetëm ata që janë regjistruar gjatë periudhës 10 korrik-18 gusht të këtij viti.

Gjykata Supreme e Kosovës ka marrë vendim që të përsëritet procesi i votimit nga jashtë Kosovës për balotazhin në Dragash.

“Urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që brenda Kornizës Ligjore në fuqi të organizojë përsëritjen e Procesit të Votimit nga jashtë, për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetar të komunës së Dragashit”, thuhet mes tjerash në aktgjykim.

Supremja e ka refuzuar një pjesë të ankesës së kandidiatit të LDK-së për kryetar të Dragashit, Bexhet Xheladini, që votat me postë të përfshihen në rezultatin final të zgjedhjeve për rundin e dytë për kryetar të Dragashit.

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...