Në përvjetorin e vdekjes së tij është përkujtuar Ramiz Qusaj, Njeriu që mbijetojë në Masakrën e Tivarit.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, bashkëvendasi Abaz Qengaj ka përkujtuar Ramiz Qusaj në përvjetorin e vdekjes së tij.
Ramiz Qusaj ishte Njeriu i cili i kishte mbijetuar Masakrës së Tivarit.
Ai ka ndërruar jetë në moshën 95 vjeçare.
Ketu po ju sjellim një përshkrim të Masakrës së Tivarit.
Njeriu që mbijetoi Masakren e Tivarit:
…
Masakra e Tivarit
Bazuar në burimet e autorëve që kanë bërë fjalë për këtë ngjarje, Shtabi i 46-të i Divizionit të Serbisë i rrethinës së Prizrenit ka vrarë në Opojë 23 shqiptarë dhe ka mobilizuar 240 të tjerë, por ka edhe nga ata që thonë se gjatë kësaj periudhe në Dragash janë vrarë 500 veta.
Mirëpo, duke shfletuar literaturë të ndryshme dhe duke mbledhur të dhëna direkt nga terreni, unë dyshoj se numri i banorëve nga Dragashi që u mobilizuan dhe u nisën për në Tivar sillej rreth 500 veta, sepse jo vetëm nga Opoja, por ishte edhe një numër i konsiderueshëm i banorëve nga Gora që morën pjesë në këtë ngjarje. Këtë gjë e pohon edhe Muhamet Pirraku, sipas të cilit goranët kishin arritur të shpëtonin nga kjo plojë vetëm në saje të mundësisë së tyre për të komunikuar sllavisht (gorançe – N. A.). Këtë të dhënë na vërteton edhe Ramiz Qusaj, njëri prej pjesëmarrësve në Masakrën e Tivarit, i cili pohon se megjithatë kishte edhe prej goranëve që mbetën të vrarë në këtë tragjedi.
Halim Krasniqi, që në atë kohë ishte vetëm 16 vjeç, kurse tani imam i fshatit Brezne, kujton kur njerëzit nga rajoni i Dragashit i kanë tubuar te Hani, vend ky në hyrje të fshatit Brezne. Ai thotë:
”Honi u kon i mushot me milet. M’kujtohet kur erdhon n’katundin ton ushtria e i morron plot djem t’ri xhi ishin t’fuqishom por me lifte. Neve na than xhi pi çojn me liftue kundra Hitlerit. Masanej do u kthyon e do s’u kthyen hiç mo. Katundi ju çitke buk me ju dhon, dikush ju çitke buk e dikush çarapa me vesh, çysh kishin, se o kon mospasje e madhe”.
Por, njëri nga pjesëmarrësit në këtë masakër është edhe Ramiz Qusaj, i cili ende jeton dhe ka një kujtesë të kthjellët. Në bisedën tonë, ai mes tjerash kujton:
“Une n’at vakot jom kon hyzmeçar n’ Smaç t’Podrimos te Iljaz Shehi i Prizrenit. Kur hini Partia Komuniste n’Prizren, mas do dite erdhon n’Smaç me e lyp Nikoll Tunin e Smaçit, se ish kon ballist, por at dit sun e morron se na e fshehom n’bar…, mas tri dite komunistat erdhon apet te shpija e Nikoll Tunit me ni sabah edhe na rrethuen kret neve, erdhon te na edhe mu m’i lypon dokumentat, kur jau dhash, m’than: “A ti je i Pllajnikit, ju na keni vra mashkllin ma t’mir, e kishte fjalon por Latiif Kolon e Shipnis, se u kon komunist e e paton vra ballistat te Cyleni, pormi Xërxe…, m’i lidhon duort me ni sixhim e n’Prizren te stanica e xhandarmaris. Aty kemi prit ja dy jav, her na ipshin me honger e her jo. Mas dy jave ka ardh ni far Gafurr Alushi, ai i dau do pleç xhi s’muntshin me ec edhe
…