Ka përfunduar numërimi i votave me post të Komunës së Dragashit në QNR. Sipas rezultateve jozyrtare të siguruara nga burimet e Televizionit Opoja, nga votat e diasporës me post në Komunën e Dragashit, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të marrë 540 vota. Në vendin e dytë renditet LDK me 392 vota, ndërsa PDK ka marrë vetëm 96 vota.
Këto rezultate tregojnë një ndryshim të rëndësishëm në renditjen e partive për vendin e dytë në komunën tonë. LDK, me një total prej 2911 votash, ka kaluar PDK-në, e cila me votat e diasporës ka 2677 vota. Ky përmbysje e rezultateve për vendin e dytë tregon një mbështetje të shtuar për LDK-në nga votuesit e diasporës.
Në të njëjtën kohë, Lëvizja Vetëvendosje e ka përforcuar edhe më shumë pozitën e saj si partia e parë në Komunën e Dragashit, duke arritur një total prej 3456 votash. Rezultatet përfundimtare ende priten të certifikohen, por këto shifra tregojnë një panoramë të qartë të përkrahjes së votuesve për partitë në Dragash. Do të vazhdojmë të ndjekim situatën dhe të raportojmë mbi zhvillimet e mëtejshme.
©TVOPOJA