Përfundon hatmja në xhaminë ‘Mehmet Kuklibegu’ në Bresanë; Nga nesër fillon Namazi i Natës

Shpallje & NjoftimeLajme nga Opoja1 javë më parë256 shikime

Në xhaminë Mehmet Kuklibegu në Bresanë, gjatë gjithë muajit të Ramazanit, para namazit të drekës, ikindisë dhe akshamit, janë lexuar mukabele. Pas përfundimit të hatmes, është bërë edhe duaja e saj para namazit të ikindisë. Vlen të theksohet se, edhe pas përfundimit të hatmes, do të vazhdojë leximi i mukabeleve çdo ditë deri në fund të muajit të Ramazanit.

Gjithashtu, duke filluar nga dita e nesërme, e enjte, në këtë xhami do të organizohet falja e namazit të natës për të dy gjinitë, në përputhje me rekomandimet e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...