Përmes projektit “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë Kulturore” projekti i implementuar nga UNDP-ja dhe financuar nga Bashkimi Evropian u përfundua rregullimi i hapësirës së Muzeut Etnologjik në Dragash.
Kjo hapësirë do të shfrytëzohet për aktivitete të ndryshme kulturore, rinore e edukativo-arsimore.