Me mbi 800 pjesëmarrës me ligjerues të shumtë nga Amerika, Kroacia, Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova morën pjesë në konferencën e organizuar nga Oda e farmacistëve të Kosovës.
Shumica prej pjesmarrësve kishin rastin të dëgjojmë shumë tema interesante nga fusha e farmacisë spitalore për ç’gjë ishin falenderues ndaj ligjëruesve që e pasuruan dhe i ngritën vlerën konferencës shkruan ndër të tjerash Tv Opoja.
Me këtë rast Oda e farmacistëve të Kosovës i dedikon një falenderim të veçantë për Këshillin shkencor për përzgjedhjen e temave kualitative dhe adekuate me tematikën e përzgjedhur për këtë konferencë.
Gjithashtu falenderim i veçantë për këshillin organizativ për punën e palodhshme dhe kujdesin që gjatë konferencës çdo gjë të jetë në nivelin e duhur./opoja.tv