Sot në një ceremoni të organizuar në shkollën “28 Nëntori” në Bresanë u mboldhen një numër i madhë i të ftuarve për të shpalosur punën, angazhimin dhe përkushtimin e mësuesit shumëvjeçar të matematikës z.Selim Shasivari, i cili nga dita e sotme pensionohet pas një pune mbi 40 vjeçare në arsimin e brezave.
Selim Shasivari u lind më: 05.12.1958 në Bresanë, shkollën fillore e kreu në vendlindje në vitin 1973, ndërsa të mesmen dhe studimet i vazhdoi në Prizren, ku kreu Shkollën e Lartë Pedagogjike Grupi Fizikë-Matematik.
Pët t’iu bashkuar arsimit, e hera e parë që ditari u gjet në duart e mësuesit Selim janë vitet e 80-ta ku filloi punën si mësues në rrethin e Prizrenit, saktësishtë në Streck, paralelja e ndarë në gjuhën shqipe me nxënësit e fshatit Mushnikovë.
Në vitin 1982 kthehet si mësues në Bresanë, prej atëherë e deri më sot punën e tij e kryen me përkushtim dhe nuk hoqi dorë nga puna e tij, me menaxhim të shkëlqyer tregoi arritje që do të mbahen mend në këtë shkollë, emri i tij do të shkëlqejë edhe për brezat e ardhshëm si shembull i punës dhe përkushtimit që ishte në interes të nxënësve, punë e pa lodhëshme mbi 40 vjeçare e cila ka arritur rezultate të plota e qëllimi i vetëm ishte përmbushja e nevojave të nxënësve me njohuri, aftësi dhe vlera drejt përvetësimit të njohurive të fituara.
Në të njëjtën kohë, si të gjithë mësuesit e kohës edhe z. Shasivari pati fatin e hidhur t’i reziston pushtetit okupator, i cili u përpoq të na zhdukë duke na hequr kurrikulën në gjuhën amtare, por ata rezistuan dhe me shumë guxim punuan dhe vepronin me kurrikulat e Republikës së Kosovës, edhe pse ishin të privuar nga rroga si mësues.
Por asokohe nuk ka munguar ndihma e popullit dhe i doli në mbështetje mësimdhënësve me një pagë minimale mujore, page kjo të cilën z.Selim Shasivari me disa shokë të tij nuk e merrnin dhe ia kushtonin blerjes së shkumësave për shkollën, pasi që në buxhetin e shkollës mungonin edhe shkumësat për të mbajtur mësimin.
Selim Shaivari e plotësoi misionin e tij edukativo-atdhetar kur i solli ditarët në shkollën tonë për herë të parë me ballinën e Republikës së Kosovës, ndersa gjat vitëve 86-89 ishte i angazhuar edhe në Shkollën Fillore tani “Ilmi Bahtijari” në Blaç, ku në këto vite të agresionit z.Selim Shasivari la ditarin i pari dhe organizoi grevën me kolegun Mahmut Mahmuti ku më pasë i bashkangjiten të gjithë kolektivi, e më pasë të nesmën vazhdoi greva edhe në Shkollën e Bresanës në mbështetje të minatorëve, njëherit i kundërshtoi edhe ndërrimet kushtetuese që kishin për qëllim marrjen e autonomisë, që si i vetëm diskutoj dhe kundërshtoj e fjalimi i tij gjendet në arkivat e shkollës së Blaçit.
©TVOPOJA