Sot u organizua manifestim me rastin e pensionimit të sekretarit të kryesis së BIK-ut, Resul Rexhepi, antar i BIK që nga viti 1991 ndersa nga viti 2007 ushtronë detyrën si sekretar i përgjithshëm i BIK.

Për këtë manifetim shkroi edhe myftiu Naim Ternava në rrjetin social Twitter:

“Sot organizumam manifestim me rasint e pensionimit të sekretarit të kryesis së BIK-ut, Resul Rexhepi me ç’rast ndëruam kontributin jetësot të tij për zhvillimin e veprimtaris fetare, arsimore dhe administrative për më tepër se katër dekada. Miënjohës për punën e tijë!”

Në facebook reaguan edhe nga kshilli i BIK-ut në Dragash, ku shprehën krenar me një njeri si RESUL ef. REXHEPI:

“Ndihemi krenar që kemi pas një njeri si RESUL ef. REXHEPI, dhe te privilegjuar si këshill i Dragashit, por edhe si Opojë.
Zoti i dhashë shëndet dhe pensionim te rehatshëm.”

BIOGRAFIA, RESUL ef. REXHEPI
Autori i Biografisë: Kasam Muahemti

Profesor Resul Rexhepi u lind më 20. 08. 1953 në Kuklibeg të Dragashit.
Edukimin dhe mësimet islame i mori nga i ati i tij haxhi Tasim Rexhepi. Shkollën fillore e kreu në Bresanë në vitin 1967. Po në këtë vit regjistrohet në Medresenë e mesme “Alauddin” në Prishtinë, të cilën e mbaron me sukses më 1972.

Pas mbarimit të medresesë, studimet i vazhdoi në Libi, të cilat i mbaron më 1977. Në vitin 1978 punësohet si sekretar i Medresesë e më pas, krahas kësaj i ligjëronte edhe lëndën e Fikhut dhe të hadithit në po të njëjtën medrese.

Gjatë periudhës 1983- 1991 u zgjodh drejtor i Medresesë. Ka qenë anëtarë i Kuvendit të Bashkësisë islame të Kosovës dhe anëtarë i Kryesisë së Shoqatës së Ylemave të Kosovës. Nga fundi i vitit 1991 transferohet në Kryesinë e Bashkësisë Islame ku kryen detyrën e këshilltarit të Kryesisë.

Profesori Resul Rexhepi menjëherë me t’u hapur Fakulteti i Studimeve Islame në Prishtinë angazhohet si ligjerues për lëndët: “Historia e së Drejtës së Sheriatit” për vitin e parë dhe “Histori e Kulturës dhe Civilizimit Islam” (më vonë Qytetrimi Islam) për vitin e katërt.

Profesor Resul Rexhepi merret edhe me shkrime dhe përkthime, është autor i tekstit të medresesë “E drejta martesore islame” dhe i shumë veprave të tjera. Shkruan nëpër revista: si: “Dituria Islame”, “Edukata Islame”, “Takvim” etj. Ka qenë kryeredaktor i revistës “Edukata Islame” ndërsa gjatë dhjetë viteve të fundit është kryeredaktor i “Takvimi”. Nga viti 2007 është sekretar i përgjithshëm i BIK.

©TVOPOJA