Pas prononcimit të zyrtarëve të inspektoratit komunal vjen një sçarim i detajuar nga kompania “EKO Regjioni” në Dragash.
Përgjegjësi i departamentit në Dragash nga kjo kompani zotëri Nexhat Isufi është përgjigjur ankesave të banorëve të cilët kishin reaguar në rastin në fjalë.
Ai për redaksinë e televizionit Opoja theksoi se kompania e tyre është e detyruar të mbledh mbeturinat por jo të bëj pastrim e lumenjve të fshatrave.
Sipas tij për këtë shërbim duhet që komuna e Dragashit të shpallë një tender të veqant për pastrimin e lumenjve të fshatrave si dhe mirëmbajtjen e tyre.
Isufi theksoi se për këto keqpërdorime të cilat po bëhen nga banorët e pa ndërgjegjshëm fajtorë janë edhe Inspektorati komunal të cilët nuk po i ndëshkojnë qytetarët keqbërës.
Zotëri Isufi u pyet nga ne edhe për çmimin e shërbimit që sipas banorëve është trefishuar nga ajo që ishte në fillim.
“Arsyetimet të cilat qytetarët i bëjnë për shkak të rritjes së çmimit të kryerjes së këtij shërbimi nuk varen nga kompania “Eko Regjioni” por ato janë të parapara me rregulloren e Qershorit të vitit 2016.”
Në rregulloren e Qershorit të vitit 2016 sipas Nexhat Isufit janë miratuar edhe tarifat rreth kryerjes së këtij shërbimi ndersa ai theksoi se nuk kanë ndonjë mbështetje financiare nga komuna e Dragashit.
Për fund ai thotë se kompania e tyre është e gatshme të mbështesë secilën iniciativë që ndërmerret në këtë drejtim.
Vlen të theksojmë se me datën 22 Prill do të jetë edhe “Dita e Tokës” ku vitin e kaluar në komunën e Dragashit ishin mbledhur mbi 25 tonë mbeturina në aksionin e ndërmarrë.