Dragash – Nga e shtuna, në Komunën e Dragashit, gjatë “orës policore” janë mbyllur të gjitha marketet.
Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar inspektori i tregut, Enis Sylejmani.
Sylejmani ka thënë se pas një aksioni të inspektoratit, nga ora 17:00 e deri në orën 06:00 të mëngjesit, në Dragash nuk do të punojë asnjë market.
Krejt kjo sipas tij është në përputhje me vendimin e marrë nga Qeveria e Kosovës, për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.
“Edhe ne kemi qenë pjesë e aksionit, bashkë me inspektoratin nga Prishtina, për t’ia kufizuar punën e shitoreve dhe marketeve nëpër fshatra dhe në Dragash. Ky vendin është në përputhje me masat që ka marrë Qeveria për parandalimin e virusit. Deri më tani është duke u zbatuar pa probleme”, ka thënë inspektori Sylejmani. /BetimipërDrejtësi