Parandalimi dhe Diagnostikimi i Kancerit të Qafës së Mitrës, si dhe vaksinimi HPV, ligjërat nga Prof.Dr.Selami Sylejmani (Video, Foto)

ShëndetësiKronika1 vit më parë32 shikime

Para një muaji për herë të parë në Kosovë filloi vaksinimi HPV i vajzave, kundër kancerit të qafës së mitrës ndersa në prag të fillimit të këti vaksinimi, për vajzat 12-vjeç edhe në komunën tonë dhe  për qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për kancerin e qafës së mitrës sot në sallën e asambles komunale u ligjërua nga Prof.Dr.Selami Sylejmani.

Takimin në të cilin morën pjesë shumë gra dhe vajza nga komuna jonë, e filloi kryetari i komunës z. Bexhet Xheladini, i cili falënderoi Prof. Dr.Selami Sylejmani për ligjërimin dhe kohën e ndarë për këtë temë e njëherit inkurajoi vajzat dhe gratë e komunës sonë se mbrojtja më e mire për ketë sëmundje është vaksinimi.

Ndersa Prof.Dr. Selami Sylejmani ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit për interesimin, si dhe strukturat udhëheqëse të Komunës dhe QKMF-së për mundësinë e dhënë për të ofruar një kontribut modest në aspektin e edukimit shëndetësor, e më pas vazhdoi me një ligjërim të detajuar mbi një orë.

©TVOPOJA

 

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...