Në kuadër të 15 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Komunës, në sallën e kuvendit komunal u organizua akademi solemne, pjes e të cilës ishin asambleist e drejtor nga komuna e Dragashit, përfaqësues nga OVL dhe familjar të dëshmorëve.

Kjo akademi filloi me himnin kombëtar e shtetëror dhe një minut heshtje në nderim të dëshmorëve, kryetari Shabani shprehi respekte dhe falendërim për të gjith ata që sakrifikuan për lirin e vendit, njëherit falendëroi familjarët e tyre e uroi për 21 vjetorin e çlirimit të komunës.

Pas akademis u vazhdua me homazhe në shtatoren e Adem Jasharit, varrezat e dëshmorëve në Dragash dhe në fshatin Buçe, e u vëndosen kurora e lule, ndërsa këtë vitë për dallim nga vitet tjera si pasoj e pandemis nuk do organizohën aktivitete kulturore e sportive, përkatësisht Gara e Vrapimit të Kuajve dhe Gara e Pehlivanëve.

©TVOPOJA