OVL e UÇK – Dega Dragash fton në protestë kundër padrejtësisë

Shpallje & Njoftime4 muaj më parë221 shikime

Njoftim nga OVL e UÇK-së – Dega Dragash

Të nderuar bashkëluftëtarë, qytetarë të komunës së Dragashit dhe mbështetës të lirisë,

Ju njoftojmë se më 07 gusht 2025 (e enjte), me fillim nga ora 17:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, do të organizohet një protestë madhështore kundër padrejtësisë që po i bëhet çlirimtarëve tanë.

Kjo protestë është thirrur për të mbrojtur dinjitetin e luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për të ngritur zërin tonë kundër çdo përpjekjeje për ta njollosur sakrificën dhe gjakun e derdhur për liri.

Organizimi nga Dragashi:
Për të lehtësuar pjesëmarrjen, janë organizuar dy autobusë falas, të cilët do të nisen njëkohësisht në ora 14:00:

  • Njëri nga Zaplluxha

  • Tjetri nga qendra e Dragashit

Të dy autobusët do të udhëtojnë së bashku drejt Prishtinës.

Ftojmë të gjithë qytetarët, bashkëluftëtarët dhe të rinjtë që ta marrin pjesën e tyre në këtë protestë të drejtë dhe dinjitoze.

Liria e fituar me gjak duhet të mbrohet me zë dhe qëndresë!

LIRI PËR ÇLIRIMTARËT!

Me respekt,
OVL e UÇK-së – Dega Dragash

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...