Për herë të parë në komunën e Dragashit po organizohët një festival mbarkombëtar folkloriko-burimor me karakter garuës në të cilin do marrin pjes dhjetra ansamble e shoqeri nga mbar trojet shqipetare.
Vallet, zakonet e traditat e të gjitha trojeve shqipetare do të prezentohën në festivalin “Opoja Vallëzon”, për tri net me radhë komuna jonë do jet lokacion për të gjith folklor dashësit.

Këtë vitë SHKA Bresana feston njëzet vjetorin e ri-aktivizimit dhe daljes në skenë, nga ajo kohë e deri më sot kjo shoqëri ka përformuar pothuajse në të gjitha trojet shqipetare, ku ka prezentuar me dinjitet dhe ka ruajtur me fanatizem vlerat dhe traditat e trevës së Opojës. Në këto njëzet vite kjo shoqëri u shpërblye me çmime të ndyshme grupore e individuale në festivalet ku ka prezentuar.

Pjes e agjendës për festimin e njëzet vjetorit të ri-aktivizimit është edhe organzimi i parë i një evenimenti mbarkombëtar folklorik e burimor në të cilin do marrin pjes ansamble e shoqëri nga të gjitha trojet shqipetare ku do të prezentojn traditat dhe vlerat e vendeve nga ato vijn.

Opoja Vallëzon do të quhët festivali i cili organizohet nga SHKA Bresana në mbeshtetje të kuvendit komunal për nder të njëzet vjetorit të kësaj shoqërie kulturore si dhe ditëve të diasporës, organizim ky i cili pretendohët të shëndrrohet në një festival tradicional të përvitshëm.

Festivali do të organizohet në ambient të hapur në oborrin e shkollës “28 Nëntori” në Bresanë, me datë 25, 26 dhe 27 korrik, çdo ditë to të prezentojn shoqëri të ndryshme e programi do të zgjas deri në 2 orë për secilën mbremje duke filluar nga ora 19:00, ndërsa gjat ditëve do të ketë edhe aktivitete tjera si: vizita në mini-muze, defile nga shoqërit si dhe aktivitete tjera.

Ky organizim do të pasurohët edhe me shumë nga prezenca e kengtareve nga estrada jonë, ndersa festivali do të ketë karakter garuës e do të zgjidhen përformancat më të mira si në aspektin grupor poashtu edhe individual, çdo pikë do të përcillet dhe vlersohët nga një juri profesinale e përbër nga emrat më të dalluar të folklorit në gjeografin shqipetare.

Opoja Vallëzon është festival ku do u jepet përparsi prezentimeve burimore para atyre koerografike gjë që e bën të dalloj nga festivalet tjera, ky festival pritet të tuboj qindra qytetar nga komuna e Dragashit por edhe më gjëre, mbi të gjitha do të gjallëroj atmosferën dhe do jet vend argëtimi edhe për mërgimtarët të cilët gjenden në vëndlindje këto ditë.

Televizioni OPOJA është sponzor medial i këtij organizimi gjigant dhe do ju informoj për çdo detaj në ditët në vazhdim, shumë shpejt do të publikohën edhe lista me emrat zyrtar të shoqërive pjesmarrëse si dhe datat se kur do përformojnë.

©TVOPOJA