Orë Letrare Festive në SHML “Ruzhdi Berisha” për Pavarësinë e Kosovës

ArsimKulturë & Art2 muaj më parë108 shikime

Sot, më 17 Shkurt, në një atmosferë festive dhe të gëzueshme, në sallën për aktivitete të lira të SHML “Ruzhdi Berisha” në Dragash, u mbajt një orë letrare për të festuar Pavarësinë e Kosovës. Nxënësit dhe mësimdhënësi Abaz Qengaj paraqitën poezi të përzemërta, duke sjellë emocion dhe frymëzim në këtë ditë të rëndësishme për të gjithë ne.

Gjithashtu, prof. Abaz Qengaj dhuroi disa libra nga krijimtaria e tij letrare për bibliotekën e shkollës, duke e bërë këtë ditë edhe më të veçantë. Aktiviteti u përmbyll me një fjalim emocionues nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të shkollës, ku ai u shpreh:

“Të dashur nxënës, të nderuar mësimdhënës! Sot jemi mbledhur për të festuar një nga ditët më të rëndësishme të shtetit tonë – 17 Shkurtin, Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Kjo datë është një kujtesë e fortë për rrugën e gjatë dhe të vështirë që populli ynë ka kaluar për të arritur lirinë dhe shtetësinë. Dita e pavarësisë është një moment për të reflektuar mbi historinë tonë, për të kujtuar sakrificat e atyre që dhanë jetën për lirinë dhe për të shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kontribuan në ndërtimin e shtetit tonë. Sot, ne nderojmë kujtimin e heronjëve dhe dëshmorëve të kombit, si dhe të gjithë ata që me guxim, mençuri dhe përkushtim i qëndruan besnikë ëndrrës për një Kosovë të lirë dhe të pavarur… Sot, Kosova është një vend sovran që ecën drejt zhvillimit, integrimit dhe forcimit të demokracisë. Kjo pavarësi është rezultat i sakrificës së mijëra burrave dhe grave që dhanë jetën për lirinë që e gëzojmë ne. Të dashur nxënës, ju jeni gjenerata që do ta ndërtoni të ardhmen e Kosovës. Përmes dijes, punës dhe përkushtimit tuaj, ju do ta bëni Kosovën më të fortë dhe më të suksesshme. Urime 17 Shkurti! Gëzuar Ditën e Pavarësisë!”

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...