Në komunën e Dragashit po organizohët edicioni i dytë i festivalit mbarkombëtar folkloriko-burimor “Opoja Vallëzon”, festival ky me karakter garuës në të cilin do marrin pjes dhjetra ansamble e shoqeri nga mbar trojet shqipetare.
Festivali mbarkombëtar folkloriko-burimor “Opoja Vallëzon”, i cili organizohet nga “SHKA Bresana” dhe Drejtorati për Kultur, Rini e Sport në ditët e diasporës, këtë vit është shtyrë për një kohë të pa caktuar si pasoj e pandemis, ndersa në takimin e datës 01.10.2020 në mes të kryesisë së SHKA “Bresana”, këshillit organizativ të festivalit dhe drejtorit artistik u vendos që ky festival të mbahet me 10 dhe 11 tetor, gjithmon duke i respektuar rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publik si dhe Ministrisë së Shëndetësis.
Në bazë të këtyre rekomandimeve audienca që do prezentojn në festival është reduktuar në 40%, poashtu të gjith pjesmarrësit duhët të mbajn maskën si dhe ta respektojn distancën, në mënyr që të respektohen të gjitha rekomandimet kunder Covid19.
Për këtë arsye në mënyr që organizatorët të mos i mbesin “borgj” diasporës dhe art-dashësve, të cilët në pamundesi të prezentojnë për shkakë të gjendjës së pandemisë, i tërë festivali do të trasmetohet drejtperdrejt në media.
Festivali do të organizohet për dy netë me radhë ku do prezentojn shoqëri të ndryshme e programi do të zgjas deri në 2 orë për secilën mbremje, duke filluar nga ora 15:00, ky organizim do të pasurohët edhe me shumë nga prezenca e kengtareve nga estrada jonë, ndersa festivali do të ketë karakter garuës e do të zgjidhen përformancat më të mira si në aspektin grupor poashtu edhe individual, çdo pikë do të përcillet dhe vlersohët nga një juri profesinale e përbër nga emrat më të dalluar të folklorit në gjeografin shqipetare.
Opoja Vallëzon është festival ku do u jepet përparsi prezentimeve burimore para atyre koerografike gjë që e bën të dalloj nga festivalet tjera.
Televizioni Opoja si sponzor medial ka mësuar se cilat janë ansamblet pjesëmarrëse dhe netët në të cilat do të prezentojnë në edicionin e dytë të “Opoja Vallëzon”:
Nata e parë:
SHKA “Bresana” Bresanë
SHKA “Anamorava” Viti
SHKA “Jahi Hasani” Çegran – Gostivar
Ansambli “Plus Dans” Elbasan
Ansambli “Rugova” Pejë
SHKA “Zëri i Kosovës” Fushë Kosovë (Mysafir)
Nata e dytë:
SHKA “Katarina Josipi” Zym – Has
SHKA “Kosova” Prishtinë
SHKA “Malësori” Gjonaj – Has
AFKV “Mati” Burrel
SHKA “Minatori i Ri” Kishnicë – Prishtinë
SHKA “Shqiponja” Saraj – Shkup
SHKA “Bajram Shabani” Kumanovë (Mysafir)
©TVOPOJA