OJQ Avoko sjell tingujt e muzikës në shkollën “Ruzhdi Berisha”

ArsimShoqata1 javë më parë145 shikime

Organizata Rinore Avoko po transformon shkollën e mesme “Ruzhdi Berisha” në një qendër të krijimtarisë artistike, duke sjellur një kabinet të dedikuar muzikës, transmeton Televizioni Opoja. Ky projekt ambicioz, që tashmë ka përfunduar 50% të punimeve, po kthehet në një prej iniciativave më inovative për nxënësit.

Kabineti do të jetë një hapësirë unike ku zërat dhe tingujt e instrumenteve muzikore, si kitarës, çiftelisë, sintit, fyellit, kavallit dhe shumë instrumenteve të tjera, do të gjallërojnë çdo cep të shkollës. Ky vend do të ofrojë mundësi për nxënësit që të shprehin talentin e tyre dhe të ndjekin pasionin muzikor në një mjedis profesional dhe frymëzues.

Me shumë kënaqësi po shohim transformimin e shkollës ‘Ruzhdi Berisha’ në një vatër të artit dhe kulturës. Qëllimi ynë është që çdo nxënës të ketë mundësinë të zhvillojë talentin e tij, pa pengesa, deklaroi Jeton Qengaj, drejtor i OJQ-së.

Ky projekt premton të bëhet zemra e krijimtarisë artistike për shkollën dhe një pikë referimi për projekte të tjera inovative në arsim. Ndërsa nxënësit përgatiten të hapin kapakun e kreativitetit të tyre, ky kabinet muzikor pritet të shndërrohet në një burim të pasur frymëzimi për brezat e ardhshëm.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...