OJQ “Shoqata e Ambientit” nga Dragashi me mbështetjen e komunës së Dragashit është duke mbjellë fidane në të gjitha shkollat e kesaj komune.
Kjo iniciativë është ndërmarrë me moton “Bliri sherues” thotë organizatori i saj andaj në të gjitha shkollat e komunës sonë u mbollën fidane të tilla.
Ky aktivitet ka filluar me Shfmu “28 Nëntori” në Bresanë dhe do të vazhdojë edhe në të tjera institucione shkollore thotë organizatori Reshat Reshiti për televizionin Opoja.