Me. 27.08.2022 , Nën organizimin e Kryesise se Bashkesise Islame te Republikës së Kosovës, Kryeimamit Vedat ef. Sahiti, Departamentit te te rinjeve dhe Departamentit te gruas pranë Kryesisë, ne ambientet e Medresesë së Mesme Alaud-din-Prishtinë,janë mbajtur garat republikane te njohurive fetare.
Pjesmarrese ishin 21 Keshilla te Bashkesive Islame te Kosovës.
Nën mbikqyrjen e jurisë profesionale dhe moderimin e Fejsal ef Spahiut, u mbajte këto gara.
Pas nje gare ne mes grupeve, ku pasqyroheshin njohuri fetare nga lenda e Kur’anit, Akaidit, Fikhut dhe historisë Islame, por edhe paraqitjet artistike, recitale, Ilahi, lexim te Kur’anit.
Nga gjithësejt keto Keshilla,7 grupe, vijuan ne finale dhe pas perfundimit të raundit te dytë, renditja ishte me sa vijon:
1.Keshilli i Bashkesisë Islame, Dragash.
2. Keshilli i Bashkësisë Islame, Viti.
3.Keshilli i Bashkësisë Islame, Prishtinë!
Keshillin e Bashkësisë Islame në Dragash e perfaqesonte Xhamia “Mehmet Kukli-Beu” Bresanë, me Imamin e saj Xhevat ef. Fetahi me nxënësit e tij të Mektebit,konkretisht, Eldin Nait Sinani, Erina Myselem Nebiu, Hafsa Xhevat Fetahi, Shpetim Jusuf Rexhepi dhe Ylli Myselem Nebiu.
Shperblimi i vendit te parë:nxënësit u shpërblyen me medalje, mirenjohje, libra dhe te holla per vendin e parë. Keshilli i Bashkësisë Islame ne Dragash u nderua me mirënjohje!
Ndërsa Imami, Xhevat ef. Fetahi,u nderua më mirënjohje dhe shpërblimi kryesor “Haxhi nderi”!
Urime për KBI-Dragash, Xhaminë “Mehmet Kukli Beu”, nxënësit dhe xhematin e saj si dhe për Imamin Xhevat ef. Fetahi!
©TVOPOJA