
Nxënësit e ShML “Ruzhdi Berisha” në Dragash, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Kosovës – Dega Dragash, kanë zhvilluar një aktivitet humanitar të suksesshëm në kuadër të programit “Promovimi i Vlerave Humane”.
Ky aktivitet kishte për qëllim mbështetjen e familjeve në nevojë, forcimin e solidaritetit dhe nxitjen e përgjegjësisë sociale tek nxënësit. Nën udhëheqjen e psikologes së shkollës Suela Riza dhe mësimdhënëses Mimoza Krasniqi, nxënësit treguan përkushtim të lartë duke grumbulluar dhe shpërndarë ndihma me efekt afatgjatë.
Përmes këtij angazhimi u mbështetën tri familje në nevojë, dy shqiptare dhe një gorane. Më 26 dhe 27 mars 2026, nxënësit vizituan familjet e ndihmuara, duke ofruar jo vetëm ndihma materiale, por edhe kohë dhe përkujdesje, duke krijuar një lidhje më të ngushtë mes shkollës dhe komunitetit.
©TVOPOJA