
Sot në Tech House-in e OJQ AVOKO, nxënësit e shkollës “Ruzhdi Berisha” po vazhdojnë praktikën profesionale raporton Televizioni Opoja. Gjatë ditës së sotme, ata patën mundësinë të mësojnë rreth funksionimit të printerit 3D dhe krijimit të dizajneve të ndryshme nën udhëheqjen e ligjerueses Semina Misini.
Nxënësit mësuan se si të përdorin teknologjinë e avancuar të printimit 3D për të krijuar objekte të ndryshme, që nga prototipet e vogla deri te pjesët më të mëdha. Procesi përfshiu gjithashtu krijimin e modeleve dixhitale dhe përgatitjen e tyre për printim, duke u dhënë nxënësve një përvojë praktike dhe gjithëpërfshirëse.
Kjo eksperiencë ka ndihmuar nxënësit të zhvillojnë aftësi praktike dhe të thellojnë njohuritë e tyre në fushën e teknologjisë. Aktiviteti u mirëprit nga nxënësit, të cilët shprehën entuziazmin e tyre për të mësuar teknologji të reja dhe për të aplikuar teorinë në praktikë.
Semina Misini theksoi rëndësinë e zhvillimit të aftësive praktike dhe njohurive teknologjike për nxënësit, duke shtuar se këto eksperienca janë të domosdoshme për përgatitjen e tyre për tregun e punës. OJQ AVOKO mbetet e përkushtuar në ofrimin e mundësive për mësimdhënie praktike dhe avancim të njohurive për të rinjtë.
©TVOPOJA