Nxënësit e Mektebit në Bresanë shënojnë fillimin e Ramazanit me program special

IslameShpallje & Njoftime1 muaj më parë425 shikime

Me fillimin e muajit të bekuar të Ramazanit, në xhaminë Mehmet Kuklibeu në Bresanë do të organizohet program nga nxënësit e mektebit të kësaj xhamie. Ky program do të mbahet të premten, më 28 shkurt 2025, në ora 18:40.

Programi është planifikuar të fillojë para faljes së namazit të teravisë, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe të harmonishme për të gjithë të pranishmit. Gjatë këtij programi, nxënësit e Mektebit do të paraqesin recitime të Kur’anit dhe Ilahive mbi rëndësinë e Ramazanit.

Imami i Xhamisë së fshatit, Xhevat ef. Fetahi, në ftesën e tij për këtë ngjarje, thekson rëndësinë e bashkimit në këtë muaj të shenjtë. “Agjërim dhe ibadete tjera të lehtësuara dhe të pranuara te i Madhi Zot xh. sh.,” shprehet ai, duke inkurajuar pjesëmarrjen e të gjithë besimtarëve.

Mirë se vini! Me Selam Alejkum, Xhevat ef. Fetahi Imam, Hatib & Mual-lim.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...