
Në ShML “Ruzhdi Berisha” në Dragash, dje u mbajt Olimpiada Komunale e Matematikës 2026, ku morën pjesë nxënësit më të dalluar të klasave VII-XII të komunës. Gara u organizua me mbështetjen e DKA-së dhe Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës, ndërsa koordinimin e saj e udhëhoqi prof. Fadil Halimi.
Fituesit e kësaj gare do të vazhdojnë rrugëtimin më 10 janar 2026 në Universitetin e Prishtinës, ku do të mbahet Olimpiada e XVIII-të Matematike e Kosovës (OMK 2026). Nga kjo garë do të përzgjidhen 6 nxënës për të përfaqësuar Kosovën në Olimpiadën e 67-të Ndërkombëtare të Matematikës (IMO 2026) në Shanghai, Kinë, si dhe 4 vajza për Olimpiadën e 15-të Evropiane të Matematikës për Vajza (EGMO 2026) në Bordeaux, Francë.
Po ashtu, nxënësit e klasave VII-IX do të përfaqësojnë Kosovën në Olimpiadën e 7-të Kosovë-Shqipëri (KAMO 2026) në Prizren.
Me këtë rast, DKA-ja, mësimdhënësit e matematikës dhe i gjithë komuniteti arsimor iu uruan shumë suksese nxënësve në garat e ardhshme, duke i cilësuar ata si krenari e komunës dhe e Kosovës.
©TVOPOJA