Njoftim për fermerët, hapet thirrja për Pagesat Direkte 2025

Shpallje & Njoftime1 javë më parë134 shikime

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka shpallur thirrjen për aplikim për gjashtëmujorin e dytë të Programit të Pagesave Direkte 2025. Ftohen të gjithë fermerët e interesuar të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar, duke shfrytëzuar këtë mundësi për mbështetje financiare në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

 

THIRRJE PËR APLIKIM

Pagesa Direkte për qumësht sipas kategorive të cilësisë;

Pagesa Direkte për therjet e raportuara të gjedhit;

Pagesa Direkte për akuakulturë;

Pagesa Direkte për viçat për majmëri;

Pagesa Direkte për zogj për majmëri (brojlerë);

 

 Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes Agjencionit për Zhvillimin e Bujqësisë, do të vazhdoj të mbështesë sektorin e blegtorisë, përmes pagesave direkte për qumësht, për therjet e raportuara të gjedhit, viçat për majmëri, zogjtë për majmëri (brojlerët) dhe për akuakulturë ashtu siç parashihet me programin e Pagesave Direkte për vitin 2025.

Afati i aplikimit 19.01.2026 deri me 18.02.2026 ora 16:00

 

PAGESA DIREKTE PËR QUMËSHT SIPAS KATEGORIVE TË CILËSISË

Kriteret që duhet të plotësojnë fermerët/aplikuesit për qumësht sipas klasave të cilësisë:

  • Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
  • Kafshët duhet të jenë të identifikuara dhe të regjistruara në Regjistrin e Identifikimit dhe Regjistrimit të Kafshëve në AUV, numri i kafshëve në bazën e të dhënave duhet të jetë i përditësuar dhe të përputhet me numrin e kafshëve në fermë;
  • Të kenë kontratë të lidhur për shitjen e qumështit në ndonjërën nga qumështoret e licencuara në Kosovë ose me ndonjërën nga pikat e grumbullimit të qumështit të regjistruara si biznese dhe të cilat kanë kontratë me një qumështore të licencuar;
  • Të kenë dorëzuar së paku 3000 litra qumësht për 6 (gjashtë) muaj (nga 01 korrik deri me 31 dhjetor 2025);
  • Të ofrojnë dëshmi për sasinë mujore të qumështit të shitur (dorëzuar) në ndonjërën nga qumështoret e licencuara në Kosovë ose në ndonjërën nga pikat e grumbullimit të qumështit;
  • Të ofrojnë dëshmi të lëshuar nga laboratori i AUV për cilësinë e qumështit të dorëzuar në qumështore ose pikën e grumbullimit të qumështit;
  • Të ofrojnë dëshmi për transferet bankare për pagesat e qumështit të shitur (dorëzuar).

 

Dokumentacioni i nevojshëm:

  • Kopja e listës së verifikimit të kafshëve: gjedhët, dhentë dhe dhitë, të lëshuar nga sektori për Identifikim dhe Regjistrim (I & R) në kuadër të AUV;
  • Kopja e kontratës për furnizim me qumësht, e lidhur me qumështoret e licencuara në Kosovë ose me pikat e grumbullimit të qumështit të regjistruara si biznese dhe të cilat kanë kontratë me një qumështore të licencuar;
  • Dëshmia për sasinë e qumështit të dorëzuar në qumështore ose në pikën e grumbullimit të qumështit;
  • Kopja certifikatës se regjistrimit të biznesit të pikës grumbulluese dhe kopja e kontratës, e vërtetuar nga noteri, të pikës grumbulluese me ndonjërën nga qumështoret e licencuara;
  • Dëshmia e pagesës nga banka për sasinë e qumështit  të shitur (dorëzuar);
  • Dëshmia e lëshuar nga laboratori i AUV për cilësinë e qumështit të dorëzuar në qumështore ose pikën e grumbullimit të qumështit;
  • Dëshmia për pjesëmarrjen në projektin “Transparenca dhe neutraliteti i marrjes së mostrave të qumështit”.

 

Nëse aplikuesi është biznes i regjistruar, ai duhet të dorëzoj edhe:

– Kopjen e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës të aplikuesit/pronarit të biznesit;

Kopja e certifikatës së regjistrimit të biznesit – ARBK;

Dëshmia për obligimet e kryera ndaj ATK-së dhe

Konfirmimi nga banka për xhirollogarinë bankare të aplikuesit.

 

Mënyra e subvencionimit:

Subvencionimi bëhet për litër të qumështit të dorëzuar, sipas klasave:

  • Klasa Ekstra = 07 €/litër
  • Klasa e Parë =  04 € /litër
  • Klasa e Dytë = 02 €/litër

 

PAGESA DIREKTE PËR THERJET E RAPORTUARA TË GJEDHIT               

Kriteret që duhet t’i plotësojnë aplikuesit:

  • Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
  • Të jenë të licencuar/aprovuar me vendim nga AUV;
  • Të raportojnë therjet në bazën e të dhënave në Sektorin e Identifikimit dhe Regjistrimit në AUV;
  • Trupi i therur i kafshës/gjedhit duhet të jetë i  kontrolluar dhe të dëshmohet me vërtetim nga veterineri përgjegjës i autorizuar nga AUV;
  • Gjedhet duhet të jenë të matrikuluara me matrikulë të Republikës së Kosovës.

 

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim për thertoret:

  • Kopja e regjistrit të kafshëve të kafshëve të therura, i lëshuar nga baza e të dhënave të sektorit të Identifikimit dhe Regjistrimit – AUV, të dëshmuar me pasaportën e kafshës së therur;
  • Vërtetimi-dëshmia e lëshuar nga veterineri përgjegjës i autorizuar nga AUV për realizimin e kontrollit të trupit të therur të kafshës/gjedhit;
  • Kopjen e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës të aplikuesit/pronarit të biznesit;
  • Kopja e certifikatës së regjistrimit të biznesit – ARBK;
  • Dëshmia për obligimet e kryera ndaj ATK-së dhe
  • Konfirmimi nga banka për xhirollogarinë bankare të aplikuesit

 

Mënyra e subvencionimit:

  • Subvencionimi për krerë gjedhi të therur të raportuar në vlerë prej 50 €/krerë, u bëhet thertoreve përfituese;

 

PAGESA DIREKTE PËR AKUAKULTURË

Kriteret që duhet të plotësojnë fermerët / aplikuesit për akuakulturë:

  • Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
  • Të shesin së paku 2500 kg peshk të freskët (peshku i gjallë, peshku i pastruar refuz, peshku i mbytur dhe i ftohur në temperaturë +5°C i paketuar në vakum) brenda gjashtë (6) muajve, në Republikën e Kosovës ose jashtë vendit (eksport);
  • Llojet e pranueshme të peshkut për subvencionim janë: trofta dhe krapi;
  • Të jenë të licencuar nga MBPZHR për zhvillimin e aktiviteteve në akuakulturë;
  • Të jenë të regjistruar në AUV.

 

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim;

  • Dëshmi për sasinë dhe vendin e origjinës së ushqimit për peshk;
  • Dëshmi nga ATK, për sasinë e shitur të peshkut të freskët (peshku i gjallë, peshku i pastruar refuz, peshku i mbytur dhe i ftohur ne temp +5°C, i paketuar në vakum).
  • Kopja e certifikatës së regjistrimit të biznesit – ARBK;
  • Dëshmia për obligimet e kryera ndaj ATK-së;
  • Konfirmimi nga banka për xhirollogarinë bankare të aplikuesit;
  • Kopja e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës, e aplikuesit / pronarit te biznesit.

 

Mënyra e subvencionimit:

  • Subvencionimi bëhet në vlerë prej 30 /kg për kg të peshkut të shitur.

 

PAGESA DIREKTE PËR VIÇAT PËR MAJMËRI

Kriteret që duhet të plotësojnë fermerët / aplikuesit për viçat për majmëri:

  • Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
  • Të mbarështojnë së paku 10 krerë viça për majmëri (meshkuj dhe femra) gjatë vitit kalendarik;
  • Në ditën e aplikimit, mosha e viçave për majmëri duhet të jetë nga 6 – 14 muaj;
  • Viçat duhet të jenë të matrikuluar me matrikulë të Republikës së Kosovës dhe të regjistruar në sistemin e Identifikimit dhe Regjistrimit të kafshëve në AUV;
  • Numri i viçave për majmëri duhet të jetë i përditësuar në bazën e të dhënave dhe të përputhet me numrin e tyre në fermë.

 

Dokumentacioni i nevojshëm:                                                                                                                               

  • Regjistri për vitin 2025, i lëshuar nga Praktikat veterinare të kontraktura ose të autorizuara nga AUV, duke u bazuar në të dhënat e sistemit të Identifikimit dhe Regjistrimit të kafshëve në AUV, i cili duhet të jetë i nënshkruar dhe i vulosur në të gjitha fletët/faqet;

 

Nëse aplikuesi është biznes i regjistruar, ai duhet të dorëzoj edhe:

– Kopjen e letërnjoftimit të aplikuesit/pronarit të biznesit;

Kopja e certifikatës së regjistrimit të biznesit – ARBK;

Dëshmia për obligimet e kryera ndaj ATK-së dhe

Konfirmimi nga banka për xhirollogarinë bankare të aplikuesit

 

Mënyra e subvencionimit:

  • Subvencionimi bëhet në vlerë prej 25  €/krerë viçi për majmëri.

 

PAGESAT DIREKTE PËR PËR ZOGJ PËR MAJMËRI (BROJLER)

Kriteret që duhet të plotësojnë fermerët / aplikuesit për zogj për majmëri (brojler):

  • Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
  • Të mbarështojnë së paku 2000 zogj për majmëri (brojlerë) gjatë vitit kalendarik;
  • Subjekti aplikues duhet të jetë i regjistruar në  AUV;
  • Të dëshmohet se shitja zogjve për majmëri (brojler) është realizuar në formë të rregullt, me faturë dhe/ose kupon fiskal të shitjes.

 

Dokumentacioni i nevojshëm:

  • Fatura e furnizimit/blerjes për zogjtë një ditor për majmëri. Të pranueshme janë vetëm për furnizimet e realizuara gjatë vitit kalendarik01 – 31.12.2025;
  • Dëshmia (fatura dhe/ose kuponi fiskal e shitjes), me të cilën dëshmohet se shitja e zogjve për majmëri (brojlerëve) është bërë në formë të rregullt.
  • Kopjen e letërnjoftimit të aplikuesit/pronarit të biznesit;
  • Kopja e certifikatës së regjistrimit të biznesit – ARBK;
  • Dëshmia për obligimet e kryera ndaj ATK-së dhe
  • Konfirmimi nga banka për xhirollogarinë bankare të aplikuesit

 

Mënyra e subvencionimit:

  • Subvencionimi bëhet në vlerë prej 20 €/zog për majmëri (brojler), të shitur dhe të dëshmuar me faturë dhe/ose kupon fiskal të shitjes.

 

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...