Dje qeveria shfuqizoi vendimin për mbylljen e kufijve, tani më janë hapur të gjitha pikat kufitare në Kosovë. Ata që vijnë nga jashtë dhe nuk e kanë kryer testin në afat kohor jo më shumë se 4 ditë, detyrohen të vetizolohen për shtatë ditë. Pas një jave të hapen kufijtë ajrorë, shkruan albinfo.ch.

Së fundi, Qeveria e Republikës së Kosovës shfuqizoi pikën 4 të vendimit të Qeverisë Nr. 01/09 të dates 12.03.2020 me të cilën janë mbyllur kufijtë tokësor të Kosovës. Ndërkohë me vendimin e Qeverisë Nr. 02/38 të dates 21.05.2020 morri vendim si më poshtë:

5.Hapen kufijtë tokësor në Pikë Kalimet Kufitare si në vijim: Merdarë, Vërmicë, Kullë, Hani i Elezit, Jarinje dhe Dheu i Bardhë.

6.Të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës obligohen t’i nënshtrohen kontrolleve të ekipeve mjekësore të #QKMF-ve (Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare) në Pikat e Kalimeve Kufitare dhe t’i zbatojnë masat e mbrojtjes kundër #COVID19.

6.1. Të gjithë personat që hyjnë në territorin e #RKS-së dhe posedojnë rezultate negative për testin #COVID19 RT PCR (Jo më të vjetër se katër ditë)) nuk i nënshtrohen procedurave të vetë-izolimit;

6.2. Ata që nuk kanë testin sipas pikës 6.1. detyrohen të vetë-izolohen për 7 ditë.

6.3. Qytetarët që manifestojnë shenja klinike udhëzohen nga profesionistët shëndetësor në Pikat e Kalimit Kufitar;

6.4. Deri me datë, 20.06.2020 do të bëhet vlerësimi i situatës epidemiologjike dhe me këtë do reflektohen masat e reja lidhur me Pikat Kufitare dhe hyrjen e qytetarëve në Republikën e Kosovës.