
Tradita vazhdon… edhe këtë vit në zemër të Opojës, në një nga majat më të bukura të bjeshkëve të Zaplluxhës, do të zhvillohet Festa e Bjeshkës 2025 – një manifestim unik kulturo-artistik që pasqyron traditën, veshjet, muzikën dhe vallet e trevës sonë!
E diel, 29 qershor 2025
Ora 11:00
Bjeshkët e Zaplluxhës
Ju ftojmë me zemër të jeni pjesë e kësaj ngjarjeje magjepsëse, ku do të shijoni:
Muzikë tradicionale me lodra e fyell,
Valle e këngë popullore nga grupe të ndryshme,
Simbolikën e dasmës opojare,
Ushqime dhe pije tradicionale,
Dhe shumë emocione nën qiellin e pastër të Sharrit!
Një ditë për të festuar trashëgiminë tonë kulturore, për të shijuar natyrën dhe për t’u argëtuar me familjarët dhe miqtë!
Mos mungoni – ju mirëpresim me nderim dhe dashuri!
Organizatorët e manifestimit – “Festa e Bjeshkës 2025”