Me një organizim simbolik, ashtu si hapja e TECH HOUSE-it më 19 tetor 2022, sot është shënuar edhe perfundimi i suksesshëm i një viti plot sfida, duke tejkaluar çdo pritshmëri nga ky projekt.
Projekt ky, i cili është financuar nga Ambasada Amerikane në Kosovë, e i përkrahur nga Komuna e Dragashit, zbatohet nga Qendra Rinore Avoko, e tashme janë çertefikuar deri në 140 nxënës të moshave të ndryshme e të dy komuniteteve nga komuna e Dragashit.
Sot në ambientet e TECH HOUSE u shpërndanë çertifikatat për pjesëmarrësit e kursit të robotikës dhe printimit 3d, kurs ky që filloi më 10 maj dhe ishte kursi i fundit për këtë vit pas atyre të WordPress, Canva, Python.
Si pjes e këtij takimi përmbyllës ishin edhe përfaqësues nga ambasada amerikane, të cilët u ndjenë të nderuar që ishin pjesë e këtij projekti dhe hapësire që dikur ishte bosh, por tani ishte mbushur plot jetë nga paisjet e ndryshme, e mbi të gjitha nga të rinjtë e Dragashit.
Ndërsa Drejtoresha e DKRS znj. Liridona Piraj si dhe drejtori i arsimit z. Zeni Krasniqi shprehën mirënjohjen e tyre për Ambasadën Amerikane dhe OJQ-në Avoko për realizimin e këtij projekti, duke premtuar mbështetje të pandarë në të ardhmen, pasi projekte si këto janë shumë të mirëpritura edhe për nxënësit.
Në fund të takimit, nxënësit demonstruan njohuritë e reja që kishin marrë gjatë këtij trajnimi nepermjet mekanizmave të ndryshëm robotik që ata kishin ndertuar, mekanizma këta që ndiqnin komandat e marra prej nxënësve.
©TVOPOJA