Një grua e propozuara e LDK-së për kryesuese të Kuvendit Komunal në Dragashit

Lajme nga OpojaAktualitet3 vite më parë23 shikime

Të Premten me 25 shkurt, do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit Komunal të Dragashit duke filluar në ora 09:00, raporton televizioni Opoja.

Kjo mbledhje e jashtëzakonshme ka tre pika të rendit të ditës.

Pika e parë është betimi i asambleistit të kuvendit komunal Edin Kurti.

Pika e dytë është shkarkimi i Kryesusit të kuvendit komunal në Dragash, Uran Halimit.

Pika e fundit është zgjedhja e Kryesusit të ri në Kuvendin komunal në Dragash.

LAJME365, nga burimet e saj mëson se e propozuara e LDK-së për kryesuse të Kuvendit Komunal në Dragash do të jetë XHYLFERIE BAHTIJARI BEQIRI.

Kujtojmë se Uran Halimi ishte zgjedhur me 17 vota pro nga koalicioni LDK e Lëvizja Vetëvendosje ndërsa pas prishjes së koalicionit Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Dragash kerkon shkarkimin e tij./lajme365.com

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...