Nga sot AVOKO, lansoi zyrtarisht programin e rrobaqepësisë

ShoqataKronika4 muaj më parë670 shikime

Sot, në ambientet e OJQ-së AVOKO, u lansua zyrtarisht programi i rrobaqepësisë, një projekt i mbështetur nga Komuna e Dragashit dhe i financuar nga Kryesia e Këshillit Turk në Kosovë, përmes njësisë së CIMIC-ut dhe me mbështetjen e LMT-së në Dragash. Ky program përfaqëson më shumë se një iniciativë ekonomike—ai është një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të vajzave dhe grave në Komunën e Dragashit.

Në këtë organizim morën pjesë: kryetari i Komunës së Dragashit me stafin komunal, ambasadori i Republikës së Turqisë në Kosovë, z. Sabri Tunç Angılı; konsulli turk në Prizren; koordinatorja e TIKA-s në Kosovë, znj. Fulia Asllan; kryekomandanti i Kryesisë së Këshillit Turk, z. Harun Elitaş; si dhe anëtarë e përfaqësues të OJQ-së AVOKO.

Në fjalën përshëndetëse, përfaqësuesit e OJQ-së AVOKO ngritën lart rëndësinë e këtij projekti dhe falënderuan përzemërsisht financuesit dhe mbështetësit e nismës. Nga ana tjetër, edhe z. Elitaş, z. Bexhet Xheladini dhe ambasadori turk shprehën vlerësimin për bashkëpunimin që e bëri të mundur këtë projekt, duke veçuar rolin e Forcave të Armatosura Turke në ngritjen e pozitës së gruas në komunën e Dragashit.

Pas fjalimeve zyrtare, u nënshkrua edhe protokolli i bashkëpunimit nga drejtori i OJQ-së AVOKO dhe kryekomandanti Harun Elitaş. Më pas, si simbol mirënjohjeje, drejtori i AVOKO-s i dhuroi ambasadorit dhe kryekomandantit piktura artistike me pamje nga zonat turistike të Dragashit.

Në një fjalë rasti, z. Jeton Qengaj falënderoi të gjithë për këtë nismë duke theksuar se, ndonëse mund të duket si një hap i vogël, në realitet është një projekt me rëndësi të madhe për gratë e komunës sonë. Ai informoi se tashmë ka nisur bashkëpunimi me disa kompani për prodhimet që do të qepen në kuadër të këtij programi.

Në përmbyllje, OJQ AVOKO u dekorua me një mirënjohje nga kryetari i Komunës për bashkëpunimin e frytshëm me institucionet lokale.

Pas ceremonisë, të pranishmit vizituan ambientet ku po zhvillohet ky projekt, duke u njohur nga afër me punën e trajnueseve, të rejave dhe grave që janë pjesë aktive e kësaj nisme të rëndësishme.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...