Nga sonte, Namazi i natës për komunën e Dragashit do të falet në xhaminë ‘Mehmet Kuklibegu’ në Bresanë.

Lajme nga Opoja1 javë më parë278 shikime

Sipas rekomandimeve të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, që namazi i natës për një teritor të organizohet në një xhami, Këshilli i Bashkësisë Islame Dragash, e sheh të udhës që kjo formë e organizuar e namazit të natës të bëhët vetëm në xhaminë: “Mehmet Kuklibegu” në Bresanë.

Falja e namazit të natës fillon sonte në orën 00:00 për të dyja gjinitë.

Me kërkesë të Xhevat ef. Fetahi imam i xhamisë “Mehmet Kuklibegu” në fsh Bresanë, Këshilli i Bashkësisë Islame Dragash lëshon këtë:
LEJE, Më këtë i lejojet Xhevat ef. Fetahit të udhëheqë me faljen e namazit të natës, gjatë dhjetë ditëshit të fundit të muajit Ramazan, nga data 20.03.2025 deri me datën 28.03.2025, për mbarëvajten e namazit të natës në xhaminë “Mehmet Kuklibegu” në Bresane.

Duke pasur parasysh rekomandimet e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, që namazi i natës për një teritor të organizohet në një xhami, Këshilli i Bashkësisë Islame Dragash, e sheh të udhës që kjo formë e organizuar e namazit të natës të bëhët vetëm në xhaminë: “Mehmet Kuklibegu” në Bresanë.

Këshilli i Bashkësisë Islame Dragash, shfrytëzon nga rasti që të gjithë besimtarëve t’ua uroj me dua të Allahu xh.sh. pranimin e të gjitha ibadeteve.

Ju përshëndesim me selam!

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...