Kuvendi Komunal Dragash
Drejtoria- Ekonomi Financa dhe Zhvillim

Njoftim

Në harmoni me Ligjin mbi Tatimin në Pronën e Paluajtshme Nr. 06/L-005, i miratuar
nga Kuvendi i Republikës së Kosovës me 26 Janar 2018 , ju njoftojme se nga data 1 janar e vitit 2019 do të fillojë zbatimi i Ligjit mbi Tatimin në Pronën e Palujteshme, i cili është i
kategorizuar në pronë bujqësore, banesore, komerciale, pyjore, industriale dhe publike.

Për here të parë do të aplikohet dhe tatimi në pronë bujqësore dhe pyjore .Vitin e parë, gjatë vitit 2019 do të tatimohen 20% e vlerës së pronave (bujqësore dhe pyjore) dhe do te llogaritet tatimi në vlerën më të ulët të mundeshme 0,15%, që mos te rrezikohet gjendja financiare e banoreve në komunën tonë.

Të gjitha mjetet e inkasuara-paguara nga tatami në pronë, do të shfrytëzohen për
rregullimin dhe përmirësimin e infrastrukturës në Komunën e Dragashit.

Tatimi do te paguhet ne dy keste dhe atë: kësti i parë deri me 30 prill 2019 dhe kësti i
dytë deri me 30 shtator 2019.

Ju njoftojmë se obligimet qe kane dale nga Ligji për Tatimin ne Pronën e Paluajtshme ti
paguani në afatet e parapara me ligj në mënyrë që të mos paguani kamatë dhe ndeshkime te ndryshme per mospages te tatimeve.

Mjetet e grumbulluara nga tatami ne pronë do te perdoren per mireqenjen e banoreve te komunës tone.

Për më shumë informacione, mund të vizitoni zyrën e Tatimit ne Pronë në Komunën e
Dragashit.

Ju falemderit per mirëkuptim dhe bashkëpunim.

Drejtorati për Ekonomi Financa dhe Zhvillim
Zyra e Tatimin në Pronë