Nga Dragashi drejt Barcelonës, sukses i jashtëzakonshëm për Amar Shabanin dhe Latif Toron

Sporti1 muaj më parë109 shikime

Në zyrën e kryetarit të Komunës së Dragashit, u pritën me nderim dy prej talenteve të jashtëzakonshëm të futbollit vendor, Amar Shabani dhe Latif Toro, të cilët janë përzgjedhur nga BARÇA CAMP KOSOVA për të marrë pjesë në trajnimet ekskluzive të FC Barcelona Academy në Barcelonë.

Ky është një sukses që dëshmon se rinia e Dragashit po ecën me hapa të sigurt drejt majave të sportit ndërkombëtar.
Amar Shabani, 11-vjeçar nga Dragashi dhe djali i veteranit të luftës Sedar Shabani, është përzgjedhur si një nga talentet më premtuese për të vazhduar trajnimin në një nga akademitë më të njohura të futbollit në botë.

Ndërkohë, Latif Toro, gjithashtu 11-vjeçar dhe pjesëtar i komunitetit joshumicë, është ftuar nga Barça Escola për një javë stërvitje intensive në Barcelonë, ku do të bashkohet me bashkëmoshatarë nga akademitë zyrtare të Barçës anembanë botës.

Ky moment përfaqëson një shembull frymëzues të punës, përkushtimit dhe ëndrrave të rinisë sonë, e cila po e bën Komunën e Dragashit të njohur përmes talentit dhe vlerave të saj. Kryetari i komunës uroi Amarin dhe Latifin për këtë arritje të madhe, duke u dëshiruar suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tyre drejt majave të futbollit ndërkombëtar.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...