Nënshkruhet marrëveshja për realizimin e tre projekteve kapitale në Komunën e Dragashit

Infrastrukturë5 muaj më parë228 shikime

Sot, në ambientet e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal (MZHR), u nënshkrua Marrëveshja e Mirëkuptimit për bashkëfinancimin e projektit të përbashkët ndërmjet Komunës së Dragashit dhe MZHR-së. Marrëveshja u nënshkrua nga zëvendësministri Eldin Uglari dhe përfaqësues të Komunës së Dragashit.

Ky projekt përfshin tri ndërhyrje të rëndësishme infrastrukturore:

  • Rregullimin e Amfiteatrit të Hapur në fshatin Bellobrad,

  • Ndërtimin e murit mbrojtës në qytetin e Dragashit,

  • Si dhe riparimin e rrugës në fshatin Kosavë.

Vlera totale e projektit është 150,000 euro, nga të cilat 130,000 euro do të financohen nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, ndërsa pjesa tjetër prej 20,000 euro do të kontribuohet nga Komuna e Dragashit.

Kryetari i Komunës, z. Bexhet Xheladini, falënderoi stafin menaxherial të MZHR-së për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme. Ai theksoi se ky është projekti i katërt me radhë i financuar nga kjo ministri gjatë mandatit të tij dhe se komuna do të vazhdojë të punojë në drejtim të realizimit të projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Jemi të përkushtuar që përmes bashkëpunimeve të tilla të sjellim investime konkrete në çdo pjesë të komunës dhe të përmbushim nevojat e qytetarëve tanë në infrastrukturë, kulturë dhe siguri”, tha kryetari Xheladini.

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...