Në SHFMU “Fetah Sylejmani” përurohet Klasa Burimore!, për zhvillimin e aktiviteteve me fëmijët me nevoja të veçanta

Arsim1 vit më parë25 shikime

Pas një bashkëpunimi në mes të shkollës “Fetah Sylejmani” dhe Unicef-it, fëmijët me nevoja të veçanta tani kanë një ambient për zhvillimin e aktiviteteve në këtë shkollë, pjesë e kësaj shkolle tani është edhe klasa burimore, e cila cilësohet si hapësirë e nevojshme nga drejtuesit e shkollës.

Më poshtë ju sjellim njoftimin e plotë nga shkolla:

Falë bashkëpunimit të drejtorit të shkollës sonë dhe donacionit nga Unicef Kosovo Programme, në shkollën tonë u krijua hapësira e #Klasës_burimore.
Një hapësirë mëse e nevojshme për zhvillimin e aktiviteteve me nxënësit FNV ( Fëmijët me nevoja të veçanta) në shkollën tonë. Ky bashkëpunim vjen në kuadër të mbështetjes për arsim gjithpërfshirës.
#Ju_faleminderit_UNICEF!
Me respekt
Drejtori i shkollës
MSc. Flurim ÇENGAJ

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...